(10.12.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski dhe drejtori i NP“Ujësjellësi”– Kumanovë, Goran Stojkovski, sot nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit IPA “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në komunën e Kumanovës”.
Në kuadër të realizimit të projektit infrastrukturor, i cili do të fillojë në janar të vitit 2016 dhe do të zgjasë 18 muaj me 12 muaj periudhë garantuese, do të bëhet rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Kumanovë në gjatësi prej 26 kilometrash, ndërsa vlera e përgjithshme e projektit është 5 milionë euro.
Këtë projekt do ta realizojë Ministria, në bashkëpunim me komunën e Kumanovës. Mjetet financiare janë siguruar përmes Instrumentit të BE-së për ndihmë paraqasëse (IPA), ndërsa projekti është bashkëfinancuar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.