(09.12.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, kryetari i komunës së Berovës, Dragi Naxhinski, Kryetari i komunës së Pehçevës, Igor Popovski, drejtori i NPPK “Shërbimi”-Berovë, Lupço Drakalski dhe drejtori i NPK“Коmunalec”– Pehçevë, Vanço Sekulovski, sot, nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit IPA “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në komunën e Berovës”.
Vlera e përgjithshme e projektit të infrastrukturës arrin 5 milion euro, me çka do të kryhet rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në Berovë me një gajtësi prej 33 kilometra dhe ndërtimi i sistemit kolektor nga Pehçeva deri në Berovë dhe ndërlidhja e Pehçevës me stacionin për pastrimin e ujërave të zeza në Berovë.
Këtë projekt do ta realizojë Ministria, në bashkëpunim me komunën e Berovës dhe Pehçevës. Mjetet financiare janë siguruar përmes Instrumentit të BE-së për ndihmë paraqasëse (IPA), ndërsa projekti është ko-financuar nga Buxheti i R. së Maqedonisë.