(06.10.2015)Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe udhëheqësi i delegacionit të BE-së martin Klauke, hapën panel debatin me temë: “Modelimi energjetik në kuadër të ndryshimeve klimatike Cop 21” që sot u mbajt në ambientet e Qendrës informative të BE-së në Shkup. Qëllimi i panelit ishte të hapë debat për aktivitetet që Maqedonia po i ndërmerr para konferencës së ardhshme për ndryshime klimatike që mbahet në dhjetor në Paris.
Мinistri Izairi në fjalimin e tij porositi se të gjitha shtetet duhet të lëvizin drejt zhvilimit më të ulët karbonitqë të arrihet qëllimi i përcaktuar global për rritjen e temperatuerës nën 2°Cderi në fund të shekullit.
– Ne i jemi përkushtuar miratimit të Marrëveshjes obligative ndërkombëtare, e cila do të jetë e zbatueshme për të gjitha vendet. Marrëveshja 2015 doemos duhet të jetë ambicioze ligjërisht të obligojë, të jetë multilaterale, të bazohet në rregullat për pjesëmarrje globale dhe të bazohet në informatat shkencore. Marrëveshja 2015 gjithashtu plotësisht duhet t’i respektojë parimet e Konventës.- deklaroi ai.
Gjithashtu Izairi shtoi se, në kuadër të përgatitjeve për Konferencën e ardhshme për ndryshimet klimatike që do të mbahet në dhjetor në Paris, Republika e Maqedonisë ka miratuar të ashtuquajturin kontribut të vetin nacional për ndryshimet klimatike si shteti i 23-të në botë.
Në këtë ngjarje, u prezentuan procesi i grumbullimit të informatave dhe futja e tyre në Modelin energjetik të quajtur kalkulator 2050 si dhe skenarët më të mirë me të cilët Maqedonia do të arrijë 78% zvogëlim të emisioneve deri në vitin 2050.
Në pjesën e dytë të ngjarjes u hap panel diskutimi me temë: “Modelimi energjetik në kuadër të ndryshimeve klimatike Cop 21”.
Konferenca mbahet në organizim të “Tink Tenk Analitika”, “Eko- Svest” dhe “Front 21/42”.