(22.09.2015.) Sot, zv. ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Stevo Temelkovski, kryetari i komunës së Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe udhëheqësi i Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin BE-së në RM, Martin Klauke, morën pjesë në defilenë e madhe të biçikletave që u realizua nëpër rrugët e Shkupit me rastin e Ditës ndërkombëtare pa automjete dhe me ngjarjen e fundit të Javës evropjane të qarkullimit që u organizua në Parkun e Qytetit.
Disa mijëra qytetarë, nxënës, rekreatorë dhe dashamirë të çiklizmit sot, në Shkup patëm mundësi, që nëpër rrugët kryesore të Shkupit të realizojnë marrshin në një gjatësi prej 10 kilometra-nga Porta e Maqedonisë deri te qarkorja në Vllae. Defileja mbaroi në binën Guacka në Parkun e Qytetit ku pjesëmarrësit e ndoqën programin zbavitës në kuadër të të cilit, në rrugë të lotarisë, u ndanë 20 biçikleta.
– Me kënaqësi mund t’ju them se këtë vit numri i qyteteve të kyçura nga Maqedonia është rekord. Sot, në 15 qytete në Maqedoni, në 1700 qytete në Evropë, në gjithsejt 42 shtete shënohet Dita pa automjete, theksoi zv. ministri Temelkovski në fjalimin përshëndetës.
Gajtë kësaj, ai shtoi se gjatë gjithsejt 365 ditë të vitit duhet të jemi të vetëdijshëm se automjetet duhet të shfrytëzohen me përgjegjësi, se duhet që të bëjmë një zgjidhje të duhur të mënyrës së transportit dhe se duhet që ti shfrytëzojmë përparësitë e jetesës bashkëkohiore urbane duke llogaritur mjedisin jetësorë dhe ndotjen të cilën e prodhojmë.
Kryetari i komunës së Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski përkujztoi se po punohet intensivisht në realizimin e planit trtevjeçar me të cilin deri në vititn 2017 i gjithë territoti i Shkupit do të lidhet me rrugët e biçikletëve.
Java evropiane e qarkullimit, nën moton „Zgjidh, Ndrysho, Kombino.“u mbajt nga data 16-22 shtatorë nën patronazhin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifkimit Hapësinor si coordinator kombëtarë, gjatë së cilës në këtë shënim u kyçën 15 qytete nga i gjith; vendi, ndërsa të gjitha aktivitetet në kryeqytet u realizuan nga qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Maqedoni dhe Qendrën Informative të BE-së në Shkup.
Dita pa automjete u realizua edhe në Veles, Berovë, Pehçevë, Manastir, Shtip, Negotinë, Koçani, Dojranin e Ri, Strumicë, Prilep Ohër, Kërçovë Kriva Pallankë dhe Kumanovë.