(18.09.2015) – Më gëzon fakti se në R. e Maqedonisë po mbahet një konferencë e këtillë ndërkombëtare, qëllimet e së cilës janë, përmes prezentimit të praktikave dhe shkëmbimit të përvojave midis laboratorëve, organeve inspektuese dhe institucioneve për cilësi në rajon dhe më gjërë të mundësohet një zhvillim i vazhdueshëm dhe avancim i cilësisë dhe kompetencës së laboratorëve dhe kuadrove laboratorike –theksoi zv. ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Stevo Temellkovski në fjalimin e tij, me të cilin e hapi Konferencën e dytë ndërkombëtare “Cilësia dhe kompetenca2015“që sot dhe nesër po mbahet në Ohër.
Ngjarja ofron një mundësi për takime të përbashkëta në mënyrë që të arrihet komunikimi intensiv me laboratorët dhe organet inspektuese dhe njohjen me përvojat aktuale dhe teknologjite e reja.
Konferenca është organizuar nga Shoqata Maqedonase e Laboratorëve dhe Organeve Inspektuese MAKLAB dhe Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë.