Në pres konferencën e sodit me rastin e raportit për punën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në 100 ditët e para të Qeverisë së re, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi i informoi mediat dhe publikun për shkallën e realizimit të projekteve, si dhe për gjendjet aktuale në mjedisin jetësor.
Me këtë rast, Ministri informoi:
„Mbrojtja e mjedisit jetësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë midis prioriteteve kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në lidhje me sigurimin e të drejtës themelore të njeriut që të jetojë në mjedis të shëndosh dhe të pastër jetësor dhe në lidhje me përbushjen e qëllimit të Republikës së Maqedonisë që të aderoj drejt Bashkimit Evropian.
Në këtë kuptim, procesi i aderimit drejt bashkimit Evropian imponon detyrime të konsiderueshme në lidhje me rritjen e shkallës së investimeve në mjedisin jetësor, por edhe në proceset të cilat duhet të zbatohen për përmirësimin e kapaciteteve ristrukturimi institucional dhe përforcimin e adminiastratës në nivel qëndror dhe lokal por edhe të të gjithë partnerëve të tjerë të cilët janë kyçur në mënyrë aktive në këto procese.Në drejtim të vendosjes së konceptit për zhvillim të qëndruieshëm, Qeveria zhvilloi një qasje të hollësishme strategjike drejtë rrugës së rritjes stabile ekonomike, paralelisht me avancimet sociale dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Inkorporimi i mbrojtjes së mjedisit jetësor në politikat e tjera sektoriale do të siguroj një zhvillim më të qëndrueshëm të sektorëve të ndryshëm në mënyrë efikase dhe ekonomike.
Qeveria e RM-së në sferën e mjedisit jetësor po implementon një varg masash dhe aktivitetesh në drejtim të:
– Vazhdimit me procesin e afrimit drejtë politikeve të BE-së në sferën e mjedisit jetësor.
– Zhvillimin e politikave në mjedisin jetësor, përkatësisht zhvillimin e dokumenteve strategjike dhe të planit në sferat e mjedisit jetësor.
– Në drejtim të implementimit të politikave nga sfera e mjedisit jetësor, masa të konsiderueshme duhet të realizohen për:
– Vendosjen e sistemeve të integruara për menaxhim me mbeturina
– Vendosjen e sistemeve për menaxhim të integruar me ujëra (për pellg të lumit) dhe trajtimi i ujërave të zeza
– Mbrojtja e natyrës dhe diversitetit biologjik
– Mbrojtja e ajrit nga ndotja
– Vendosja e vëzhgimit në të gjitha mediat e mjedisit jetësor
– Rritja e shkallës së investimeve kapitale në sferën e mjedisit jetësor, sidomos në pjesën e menaxhimit me ujërat dhe mbeturinat
– Përforcimin e strukturave administrative të nevojshme për sigurimin e menaxhimit efikas në mjedisin jetësor.
Në pajtim me atë që u tha më lartë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor zbaton dhe planifikon projektet kapitale në vijim:
– Projekte kaptale infrastrukturore në sferën efurnizimi me ujë (ujësjellës) aktual 8, ndërsa të planifikuar 2
– Projektet kapitale infrastrukturore në sferën grumbullimi i ujërave të zeza (kanalizime)aktuale 8, ndërsa të planifikuara 3
– Projektet për përgatitjen e dokumentacionit projektues në sferën e grumbullimi i ujërave të zeza (kanalizimet) aktuale nuk ka, ndërsa të planifikuara 2
– Preojekte kapitale infrastrukturore në sferën trajtimi i ujërave të zeza (stacioni për pastrim) aktuale 5, të planifikuara 4
– Përojekte për përgatitjen e dokumentacionit projektues në sferën trajtimi i ujërave të zeza (stacione për pastrim) aktuale 6, ndërsa i planifikuar 1
– Projekte për menaxhimin me ujëra në bazë të pellgut lumor aktuale 4, të planifikuara nuk ka
– Projekte për menaxhimin me mbeturinën, aktuale 2, të planifikuar 1
– Projekte në pjesën e mbvrojtjes së natyrës aktuale 4, të planifikuara 4
– Përojekte për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, një aktual i cili po realizohet vazhdimisht
Gjithashtu në pres konferencën ministri Izairi paralajmëroi fillimin e aksionit të vjeshtës së fushatës „Maqedoni pa mbeturina 2014“ që do të realizohet të shtunën më 18.10.2014, si aktivitet i përbashkët i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Asociacionin Eja Maqedoni, ndërsa do të zbatohet në tërë teritorrin e Republikës.
Gjatë kësaj Ministri potencoi se fushata ka për qëllim që të inicioj:
- Pastrimin e mbeturinës që ndodhet në vende jo përkatëse në atë rrethinë,
- Të zhvuillojë vetëdijen e qytetarëve për menaxhimin e drejtë me mbeturinën dhe
- Të zhvillojë mekanizma për mbështetjen e qytetarëve, komunave dhe grupeve të tjera të tanguara që sa më mire të përballen me hedhjen e pa organizuar dhe të paligjëshme të mbeturinave në bashkësit e tyre.
Në këto aktivitete, aktivisht janë kyçur vetëqeverisjet lokale me ndërmarrjet publike, institucionet kombëtare anëtare të trupit koordinativ, organizatat joqeveritare dhe qytetarët, ndërsa pritet mbështetje edhe nga kori diplomatik i deputetëve në Kuvendin e RM-së.
Deri më tani janë paraqitur 60% të komunave, ndërsa këto ditë presin që përqindja e pjesëmarrjes të rritet mbi 90% nga komunat, të cilat tani më po i paraqesin lokacionet ku do të realizohet ky aksion. Organizatat joqeveritare, njësit e usht, vëzguesedhe anëtarët të korpusit paqësor tani më janë mobilizuar në më tepër lokacione në Maqedoni, ndërsa nxënësit e grumbullojnë letrën e vjetër dhe plastikën nëpër pikat e caktuara në shkollat e tyre.
Ngjarja qendrore „Maqedonia pa mbeturina 2014„ do të mbahet në k.Karposh në kejin e lumit Vardar te ura e këmbësorëve Gazella, me fillim në ora 11:30.
SHËRBIMI PËR INFORMIM