JAVA EVROPIANE E QARKULLIMIT 2015

Zgjidh.Ndrysho. Коmbino.

Prej 16 deri22 shtator, për të 14-tënherë Maqedonia aktivisht do të përfshihet në shënimin e fushatës Java evropiane e qarkullimit (EuropeanMobility Week), e cila këtë vit zbatohet nën moton “Zgjidh, ndrysho, kombino“. Gjatë tërë javës do të organizohen aktivitete të ndryshme nga sfera transportit të qëndrueshëm: përmirësimin e transportit publik, zhvillimin e çiklizmit, promovimin e elektroqarkullimit, përmirësimin e infrastrukturës së trafikut dhe të ngjashme. Kulminacioni i fushatës është 22 Shtatori kur gjithsej 1648 qytete nga gjithsej 42 shtete të Evropës dhe më gjerë do të organizojnë Ditën pa automobila me të cilën do të përkujtohen qytetarët nëpër tërë Evropën se pamja e rrugëve, rrëmuja në komunikacion dhe ndotja e ajrit që është rezultat i transportit varet prej nesh. Ne vendosim se a do të udhëtojmë nëpër rrugë me automobil, transport publik, me biçikletë ose në këmbë dhe në këtë mënyrë tërthorazi zgjedhim se në çfarë kushte do të jetojmë.

moepp alb 1

Në shënimin e Javës evropiane të qarkullimit këtë vit zyrtarisht u përfshinë gjithsej 15 qytete nga Maqedonia ( Berova, Manastiri, Velesi, Kërçova, Koçani, Negotina, Shtipi, Shkupi, Dojrani i Ri, Ohri, Strumica , Pehçeva, Kriva Pallanka, Kumanova dhe Prilepi), të cilat me masat e tyre afatshurtëra dhe permanente do të kontribuojnë për ngritjen e vetëdijes te qytetarët se ndotja e ajrit drejtpërsëdrejti varet nga zgjedhja e transportit të tyre dhe se të gjithë ne si qytetarë jemi përgjegjës për ajrin që e thithim.

Aktiviteti organizohet me iniciativë të Komisionit evropian, ndërsa tri organizata evropiane kanë rol kyç në koordinimin e aktiviteteve dhe promovimin e manifestimit të tërësishëm:Eurocities, ICLEI-Local Governments for Sustainability и Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe.