(27.08.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot në komunën e Gjevgjelisë, zhvilloi një takim pune me kryetarin e komunës Ivan Frangov, ku u bisedua për aktivitetet vijuese dhe të ardhme për ndërtimin e stacionit të filtrimit në Gjevgjeli.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 9.6 milionë euro dhe realizohet me mbështetje financiare të Qeverive të Maqedonisë, Greqisë dhe Zvicrës.
Projekti është bashkëfinancuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Gjevgjelisë.
Në kuadër të vizitës, ministri vizitoi edhe kampin e pranimit të emigrantëve në Gjevgjeli, ku nga afër u njoftua me gjendjen e krizës së refugjatëve.