(20.08.2015) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, pas mbledhjes së trupit koordinativ, mbajtën pres-konferencë. Kryetarja e komunës Arifi dha informatë të plotë për aktivitetet dhe gjendjen për të gjitha lokalitetet dhe për të gjitha rastet të prekura nga moti i keq i 3 gushtit si dhe për aktivitetet e mëtejshme të planifikuara.
Duke ju falënderuar institucioneve, qytetarëve, mediave dhe të gjithëve që dhanë mbështetje vetëmohuese në mënjanimin e pasojave nga stuhia katastrofale në Tetovë, ministri Izairi theksoi se ekziston koordinim i plotë i aktiviteteve në lidhje me të gjitha strukturat dhe institucionet e përfshira dhe për të gjitha rastet në pastrimin e terrenit nga prurjet e sjellura. Aktivitetet në të gjitha drejtimet e veprimit pjesërisht kanë përfunduar dhe kuptohet vazhdojnë deri në pastrimin e plotë dhe sanimin e terrenit. Me këtë rast, ministri Izairi informoi se nuk pret edhe fazë të dytë në të cilën pas vlerësimit të dëmeve dhe pas marrjes së rekomandimeve të ekspertëve do të punohet në rregullimin e dëmtimeve. Në këtë drejtim, komisioni për vlerësimin e dëmeve tanimë ka dhënë rekomandim për hartimin urgjent të projekteve adekuate. Mes tjerash, në mbledhjen e djeshme Qeveria tanimë e ka obliguar Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të hartojë Projekt themelor për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe rezervuarit të ujit për fshatin Shipkovicë.Gjithashtu, ministri informoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka vendosur që Makedonija Pat menjëherë të hartojë projekt themelor për zgjidhje teknike për sanimin e rrëshqitjes së dheut në fshatin Shipkovicë.
Për javën e ardhshme, ai ka paraparë një raport paraprak për vlerësimin e dëmeve në infrastrukturë në bazë të të cilit Qeveria do të marrë vendim për veprim të mëtutjeshëm.