(14.08.2015) Kryetarja e komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi bashkë me Ministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z.Nurhan Izairi, zhvilluan kordinimin e radhës me grupin punues për vlerësimin e dëmeve në infrastrukturën rrugore, rrjetin e ujësjellsit dhe të kanalizimit. Bashkë me grupin punues ishin edhe ekipi i ekspertëvei cili përbëhet nga nga Rudolf De Krom nga Holanda, ekipi-lider dhe ekspert për përmbytje, Tina Peternel nga Sllovenia dhe Patrik Gindre nga Franca, ekspertë për vlerësimin e dëmeve të infrastrukturës, Markus Meksner nga Gjermania dhe Tamash Mader nga Hungaria, ekspertë për ripërtëritje të hershme të sistemeve për ujësjellës dhe kanalizim, Joakim Shvejgëll nga Austria, ekspert-inxhinier i ndërtimit për planifikim urban dhe zbatim të masave për mbrojtje dhe shpëtim në nivel lokal dhe Alfonso Basanta nga Spanja.
Ministri Izairi dhe Kryetarja Arifi në mbledhjen kordinative
August 16, 2015