(12.08.2015) Qeveria e Republikës së Maqedonisë edhe në seancën e sotme ka diskutuar për situatën në Tetovë dhe rrethinë pas vërshimeve të javës së kaluar dhe njëherit ka miratuar edhe disa konkluza që me masa konkrete që kanë për qëllim t’i dalin në ndihmë banorëve të këtyre rajoneve.
Zëvendëskryeministri Peshevski dhe Ministri i Ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Nurhan Izairi në pres konferencën e sotme theksuan se Qeveria dhe institucionet përkatëse ndjekin me vëmendje situatën dhe sipas tij, bashkëpunimi në mes institucioneve po rrjedh mirë dhe vazhdojmë me masa dhe aktivitete të punojmë për pastrimin e dëmeve nga vërshimet.
“Në këtë drejtim, Qeveria ka sjellë konkluzion me të cilin obligon ministrinë e bujqësisë që të shpallë thirrje publike ku të gjithë bujqit, të mbjellat e të cilëve janë dëmtuar të mund të dorëzojnë kërkesë për zhdëmtim. Kërkesën mund ta dorëzojnë deri në njësitë rajonale të kësaj ministrie deri më 26 gusht. Gjithashtu, Qeveria e RM-së, në bazë të listës së dorëzuar nga Komisioni për vlerësim të dëmeve, vendosi që familjeve të dëmtuara t’iu ndajë ndihmë fillestare financiare prej 30 mijë denarëve, ndërsa familjeve, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar dhe nuk ka kushte për jetesë, do t`ju ndajë ndihmë financiare për qira. Gjithsej, janë afër 350 familje. Po në të njëjtën seancë Qeveria solli vendim që Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim t’i ndajë 160 mijë tonë naftë për nevojat e makinerisë së kësaj drejtorie që punon në terren për pastrimin e dëmeve të shkaktuara”, tha ministri Izairi.
Ai njëkohësisht njoftoi se janë miratuar edhe disa konkluzione të tjera që kanë për qëllim normalizimin e jetës në rajonet e prekura nga vërshimet.
“Qeveria ka obliguar Pyjet e Maqedonisë në bashkëpunim me popullatën lokale dhe në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtes të sigurojnë material për ndërtimin e një ure të përkohshme në vendbanimin Poroj”, tha zëvendëskryeministri Peshevski.