(30.06.2015) -Shpallja e Malit Sharr për park kombëtarë, duhet të kuptohet si qëllim për sigurimin e zhvillimit dhe avancimit të tërë gjendjes dhe potencialit të vlerave natyrore, por gjithashtu edhe sigurimit të menaxhimit të drejtë dhe përdorimit të qëndrueshëm.. Mbrojtjen , nuk duhet ta shohim si pengesë të popullsisë lokale por, si mundësi, edhe atë për një organizim modern të fshatrave për rreth Parkut, zhvillimin e bujqësisë tradicionale, por edhe kyçjen në aktivitetet turistike– theksoi ministri i MjedisIt Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, në fjalimin e tij hyrës në prezentimin publik të aktiviteteve për shpalljen e Malit Sharr për zonë të mbrojtur, që sot u mbajt në Institutin e Mjedisit Jetësor dhe Shëndetësisë pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
Duke e karakterizuar Malin Sharr si një zonë me interes të lartë kombëtarë, me vlera të shumta natyrore dhe biodiversitet jashtë zakonisht të pasur , ministri Izairi shtoi se çështja e shpalljes së Malit Sharr për zonë të mbrojtur (park kombëtarë) është aktualizuar përsëri dhe është prioritet në Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (2014 – 2018).
Në ngjarje u prezentua projekti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor „Arritja e mbrojtjes së llojllojshmërisë biologjike përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv me zonat e mbrojtura dhe integrimit të llojllojshmërisë biologjike në planifikimin e përdorimit të tokës “,i cili po zbatohet me mbështetjen e UNEP Vjenë, ndërsa financiarisht mbështetet nga Fondi Ekologjik Global (FEG). Priotitetet në këtë projekt janë definuar në të dy projektet të cilat Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor , me mbështetje të FEG-it dhe UNEP-it, i realizoi gjatë dy vitete të kaluara, e që janë në fazën përfundimtare – Strategjia me Planin Aksional për llojllojshmërinë biologjike dhe Plani Kombëtarë Aksional për luftën kundër shkretëtirëzimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tokës.Një nga qëllimet përfundimtare të këtij projekti është rritja e përqindjes së zonave të mbrojtura prej 9% deri në 12% ku një pjesë të madhe do të ketë edhe shpallja e Malit Sharr.
Midis tjerëve në këtë ngjarje mori pjesë edhe Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës, Tomas Majkll Baer, ambasador i Austrisë, përfaqësues të njohur të komunitetit shkencore, kryetarë të komunave dhe përfaqësues të komunave të cilët gravitojnë drejt kësaj zone, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mediat. Ngjarja u organizua me qëllim që të gjitha palët e tanguara, qysh në fazën e hershme të kyçen në aktivitetet që i ka ndërmarrë Ministria dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë në lidhje me mbrojtjen e Malit Sharr.
Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore prof.dr. Zamir Dika, si dhe përfaqësuesi i Zyrës së UNEP-it në Vjenë, Pjerr Karlo Sandei.