(25.06.2015)Në prag të Konferencës Botërore për ndryshimet klimatike që do të mbahet në Paris prej 30 nëntor deri më 11 dhjetor, Ambasada e Francës, Zyra e Programit për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shkup dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor organizojnë një sërë ngjarjesh për ngritjen e vetëdijes së publikut më të gjerë në lidhje me ndryshimet klimatike dhe mjedisin jetësor.
Si aktivitet i parë, sot, në rezidencën e Francës, me ftesë të E.S Lorens Oer, ambasadore e Francës, ndërsa me mbështetje të Luiza Vinton, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuaradhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Shkup dhe Nurhan Izairi Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u mbajt një takim joformal pune me redaktorët dhe gazetarët që punojnë në këtë tematik.
Duke iu dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve, ambasadorja Oer e shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Francës, si nikoqir i Samitit të ardhshëm dhe angazhimin e saj personal për kontributin në organizimin e suksesshëm dhe arritjen e Marrëveshjes në Paris. Gjatë kësaj, ajo vuri në dukje rëndësinë e mediave dhe gazetarëve në sigurimin e informacionit të vërtetë, në kohë dhe të qartë në lidhje me temën, e cila edhe pse me sa duket është shumë teknike na tangon të gjithëve në mënyrë të barabartë.
Duke vënë në dukje se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i njeh gazetarët si partnerë kyç në transmetimin e duhur dhe të vazhdueshëm të informatave dhe të kuptuarin e rolit të secilit individ në ballafaqimin me ndryshimet klimatike, ministri Izairi, në fjalimin e tij përshëndetëse tha se Republika e Maqedonisë është e angazhuar për miratimin e marrëveshjes ndërkombëtare detyruese në Paris që do të jetë e zbatueshme për të gjitha vendet. Sipas tij, ajo duhet të jetë ambicioze, ligjërisht të detyroj, të jetë multilaterale, të bazohet në rregullat për pjesëmarrje globale dhe të bazohet në informacionet e shkencës. Në lidhje me ambicien kombëtare të Republikës së Maqedonisë, ministri Izairi, vuri në dukje se niveli i propozuar i ambicies është reduktimi i emisioneve të dioksidit të karbonit në vitin 2030, në Sektorin e Energjisë për 30-36% në lidhje me skenarin pa përfshirjen e masave për reduktimin e emisioneve. Gjatë kësaj ne presim se përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare do të jenë të balancuara me mekanizma adekuat financiar dhe forma të tjera të mbështetjes për vendet në zhvillim.
Duke shprehur kënaqësinë nga bashkëpunimi i mirë që e ka UNDP-ja me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sidomos në fushën e ndryshimeve klimatike, si dhe përpjekjet që i bën Ambasada franceze në “Rrugën drejt Parisit,” Luiza Vinton, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuaradhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Shkup, theksoi se ndryshimet klimatike paraqesin sfidë globale në të cilën Kombet e Bashkuara e luajnë rolin kyç për sigurimin e vendit ku të gjitha vendet në botë kanë mundësi që t’i shprehin përpjekjet dhe nevojat e tyre. Nga ana tjetër, sipas saj, që bota të veproj në kohë për shpëtimin e planetin tonë dhe të vetëm, është e domozdoshme që njerëzit në mbarë botën të jenë të informuar dhe të vetëdijshëm se bashkësitë më fuqishëm duhet që të përfshihen në ballafaqimin me sfidat e ndryshimeve klimatike.
Në vazhdim, Bertrand Rie, përfaqësues i Ambasadës franceze, duke folur për organizimin e konferencës në Paris, tha se planifikohen disa puntori tematike në Maqedoni ndër të tjera e para është parashikuar që të mbahet më 1 korrik në Info Qendrën e UE-së në Shkup.
Në punotrinë do të drejtohet Iv Lers, gazetar nga Franc-Pres, i cili i mbulonë fushat nga mjedisi jetësor. Do të shpallet edhe konkur për fotografinë me temën Vizioni për ndryshimet klimatike. Në konferencën e ndryshimeve klimatike në Paris do të ketë 40 000 pjesëmarrës, midis tyre edhe disa mijëra gazetarë.