(22.06.2015) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, i shoqëruar nga Marin Koçov, udhëhqës i Zyrës së POPs-it dhe Zyrës së Mbrojtjes së Mbështjellësit të Ozonit pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor qëndrojnë në Vjenë në vizitë pune në UNIDO (United Nations Industrial Development Organization). Gjatë vizitës u realizua takim pune me drejtorin e përgjithshëm të UNIDO Li Jong, zëvendësin e tij Taizo Nishikava dhe me drejtorin e programit për zhvillim teknik dhe bashkëpunim, Dega për menaxhimin e mjedisit jetësor Stefan Sikars.
Në këtë takim diskutoheshte për bashkëpunimin e përgjithshëm midis Ministrisë dhe UNIDO-s në 20-të vitet e fundit, duke filluar nga implementimi i projekteve për mbrojtjen e mbështjellësit të ozonit dhe zbatimit të obligimeve drejt Protokollit të Montrealit për substancat të cilat e vobegësojnë mbështjellësin e ozonit, pastaj për implementimin e projekteve për reduktimin dhe eliminimin e ndotësve perzistent organik dhe zbatimin e obligimeve drejtë Konventës së Stokholmit, por gjithashtu edhe për bashkëpunimin e ardhshëm në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që merren me menaxhimin e kimikateve.
Theks i veçantë u vu në shqyrtimin e aspekteve të realizimit të projektit të ardhëshëm „Mënjanimi i barierave teknike dhe ekonomike për fillimin e riparimit të lokacioneve të kontaminuara me α- HCH, β- HCH dhe lindanit në OHIS“. Krahas tjeraveme këtë rast u shqyrtuan edhe mundësitë për kyçjen dhe mobilizimin e kapaciteve ekzistuese të vendit për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve për dekontaminimin dhe riparimin e lokacionit të kontaminuar me α- HCH, β- HCH dhe lindan në rrethin e OHIS-it.
UNIDO si agjenci implementuese është përgjegjëse për implementimin e projektit bashkë me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Zyrës së POPs-it, si trup koordinativ gjatë implementimit.
Janë realizuar takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë, midis të cilëve edhe me Fukuya Iino, udhëheqës i projektit, Philippe Sholtes, drejtor menaxhues i Programit për Zhvillim dhe Bashkëpunim Teknik dhe me Kiril Ilioski, ambasador i Maqedonisë në misionin permanent të Kombeve të Bashkuara në Vjenë.