(05.06.2015)Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot morri pjesë në promovimin e projektit për ndërtimin e sheshit “Flamuri” në komunën e Sarajit.
Në vizualizimin e projektit, krahas ministrit Izairi morrën pjesë edhe zëvendës ministri Musa Xhaferi dhe ish ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti. Në këtë shesh do të vendoset përmendorja e heroit kombëtar shqiptarë Isa Boletini.