(01.06.2015) Sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ministri Nurhan Izairi nënshkroi marrëveshje për realizimin e Programit për investim në mjedisin jetësor për vitin 2015 në pjesën për nxitje të studimeve arsimore, hulumtuese dhe zhvillimore, programeve, projekteve dhe aktiviteteve tjera të ngjashme për mbrojtje dhe avancim të mjedisit jetësor.
Me Institutin për hulumtim në mjedisin jetësor, ndërtimtari dhe energjetikë – IEGE, Shkup, u nënshkruan gjithsej tri marrëveshje si: “Ndikimi i ndryshimeve klimatike ndaj trashëgimisë natyrore dhe kulturore në Ohër“, pastaj “Hartimi i studimit për matje dhe analizë kimike të grimcave të suspenduara PM10 në tri qytete të R. së Maqedonisë – Tetovë, Kërçovë dhe Shkup” dhe “Zhvillimi i modelit integral të evaluimit ekonomik dhe ekologjik të projekteve për akumulimet artificiale”. Me Universitetin shtetëror të Tetovës u nënshkrua marrëveshja për projektin hulumtues “Ndërtimi i pusit me pompë, stacionit për furnizim me ujë të kampusit universitar” dhe me UEJL-në Tetovë “Hulumtimi, disenjimi dhe realizimi i projektit pilot për matjen e parametrave klimatik përmes rrjetit të stacioneve matëse të qëndrueshme lëvizëse dhe elektronike me vizuelizim të vlerave matëse”. Me shkollën fillore qendrore “Rexho Rushiti Zajazi”, nga f. Zajaz, Kërçovë u nënshkrua marrëveshja për projektin: „Mjedis i pastër dhe i shëndetshëm“, ndërsa me Shkollën fillore“Strasho Pinxhur”- Каvadar, marrëveshja „Ndërtimi i fasadës termo izoluese dhe kulmit të shkollës për arritjen e standardeve të efikasitetit energjetik”.
Kjo pjesë e programit investues të MMJPH-së disponon me 4 milionë denarë, që janë ndarë për gjithsej 10 projekte.