(19.05.2015) Sot, edhe katër komuna, nënshkruan marrëveshje me ministrin Nurhan Izairi për mbrojtjen edhe përmirësimin e cilësisë së ujërave në përputhje me Programin e investimit në mjedisin jetësor dhe Konkursin për ndarjen e mjeteve për financim dhe realizim të programeve, projekteve dhe aktiviteteve tjera nga sfera e mjedisit jetësor për vitin 2015.
Me kryetarin e komunës së Prilepit Marjan Risteski, u nënshkrua marrëveshja për projektin “Pjesa e ujësjellësit nga vendbanimi Galiçini deri te vendbanimi Kadina”, me kryetarin e komunës së Dojranit Borçe Stamov, u nënshkrua marrëveshja për “Rikonstruksionin e nëntë stacioneve pompuese për përcjelljen e ujërave të zeza në stacionin e filtrimit”, ndërsa me kryetarin e komunës së Sarajit BekimMurati, u nënshkrua marrëveshja për “Ndërtimin e sistemeve të kanalizimit të ujërave të zeza për vendbanimet Gërçec, Shishevë dhe Saraj”. Marrëveshje është nënshkruar edhe me kryetarin e komunës së Manastirit Vlladimir Taleski, për “Hartimin e dokumentacionit teknik dhe vazhdimin e ndërtimit të sistemit të kolektorit për lokalitetin Begova Çeshma ( Çezma e Begut) në Parkun Nacional Pelister”.