(18.05.2015) Sot, në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në përputhje me Programin e investimit në mjedisin jetësor dhe Konkursin e ndarjes së mjeteve për financim dhe realizim të programeve, projekteve dhe aktiviteteve tjera nga sfera e mjedisit jetësor për vitin 2015, ministri Nurhan Izairi nënshkroi marrëveshje për mbrojtje dhe përmirësim të cilësisë së ujërave edhe me kryetarët e katër komunave.
Me kryetarin e komunës së Çeshinovës-Obleshevës Kostadin Liçkov, u nënshkruan dy marrëveshje njëra për hartimin e “Dokumentacionit teknik për stacionin e filtrimit të kanalizimit të ujërave të zeza për fshatin Ullarcë” dhe tjetra për “Dokumentacion teknik për stacionin e filtrimit të kanalizimit të ujërave të zeza për fshatin Sokollarcë”.
Dy marrëveshje janë nënshkruar edhe me kryetarin e komunës së Pehçevës Igor Popovski, dhe atë për “Ndërtimin e rezervuarit për llumin e ujit të pijshëm para stacionit të filtrimit në Pehçevë” dhe për “ Ndërtimin e stacionit të filtrimit të ujërave të zeza komunale në fshatin Cërnik, Pehçevë“. U nënshkruan marrëveshje edhe me kryetarin e komunës së Jegunovcës Toni Koceski për Aneks të projektit për “Kanalizim sekondar të ujërave të zeza për vendbanimin Shemshovë me kolektor nga vendbanimi Zhillçë deri te lumi Vardar” dhe me kryetarin e komunës së Likovës Sadulla Duraku për “Ndërtimin e kanalizimit të ujërave të zeza për fshatin Hotël”.