Mbahet ngjarja informative për „Еfikasitetin energjetik në ndërtimtari- Ndërtimi i gjelbër“

zamenik2(21.04.2015) Sot, në organizim të Biznes Qendrës së Rajonit Planor të Shkupit dhe Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, ndërsa me mbështetje të Ministrisë së Vetëqeverisjes lokale dhe Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) u mbajt ngjarja informative me temë:”Efikasiteti energjetik në ndërtimtari – Ndërtimi i gjelbër“.

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, në këtë ngjarje, foli për: “Efikasitetin energjetik si investim në mbrojtjen e mjedisit jetësor “

Sipas tij, krahas industrisë, sektori energjetik kryen presion më të madh ndaj mjedisit jetësor, sepse është gjeneratori kryesor i përdorimit të lëndëve djegëse fosile, recidivet ndotëse të të cilave kontribuojnë për ndotje lokale dhe globale dhe prishje të regjimit natyror të mjedisit jetësor dhe shëndetit të njerëzve. Rreth 40% nga energjia e përgjithshme botërore shpenzohet në ngrohje dhe ftohje të objekteve të ndërtuara.

Nga ana tjetër, duke u bazuar në të dhënat se qytetarët e RM-së jetojnë në shtëpi me efikasitet të ulët energjetik me ç’rast sistemet e ngrohjes të përdorura më shpesh kanë shfrytëzim të vogël energjetik, Temellkovski vuri në pah rëndësinë e sektorit të Ndërtimtarisë në krijimin e ambienteve të shëndosha dhe të qëndrueshme në mjediset urbane si rezultat i investimit të shëndoshë ekonomik, menaxhimit të përgjegjshëm shoqëror të harmonizuar me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Me këtë rast, ai theksoi se një nga politikat e Qeverisë në këtë sektor është shfrytëzimi i materialeve më cilësore, por edhe i burimeve njerëzore të trajnuara që do të punojnë në ndërtimin e objekteve energjetike efikase.

Rrezik më të madh Temellkovski sheh në mundësinë që lidhshmëria e sektorit energjetik dhe atij ndërtimor me konkurencën e cilësdo ekonomi në botë do të sillte deri te një gatishmëri e lehtë për shkak të benefitit ekonomik me çka do të shkilet rëndësia e luftës për krijimin e parakushteve legale, institucionale, teknike, ekonomike dhe sociale për një luftë të qëndrueshme kundër ndryshimeve klimatike.

Andaj, e domosdoshme është të kuptohet rëndësia e efikasitetit energjetik. Pikërisht efikasiteti energjetik është tërësia e masave të planifikuara dhe të zbatuara në drejtim të shfrytëzimit sasisë minimale të energjisë, kështu që niveli i komoditetit të ruhet. Me rëndësi është të theksohet se efikasiteti energjetik nuk mund të konsiderohet si kursim i energjisë. Kursimi gjithnjë nënkupton heqje dorë nga nevoja të caktuara, ndërsa shfrytëzimi efikas dhe ruajtja e energjisë asnjëherë nuk i prish kushtet e punës dhe jetesës. Më tej, përmirësimi i efikasitetit në konsumin e energjisë elektrike nuk nënkupton vetëm zbatim të zgjidhjeve teknike, përkundrazi çdo teknologji dhe pajisje teknike, pa marrë parasysh sa është efikase, e humb aftësinë e vet nëse nuk ka njerëz me aftësi dhe njohuri që do të dinë ta shfrytëzojnë në mënyrën më efikase.

– Andaj, në fund mund të themi se efikasiteti energjetik kryesisht është çështje e vetëdijes së njerëzve dhe gatishmërisë së tyre për ndryshimin e shprehive të tyre ndaj zgjidhjeve efikase energjetike se sa që është çështje e zgjidhjeve komplekse tekniko-teknologjike- tha në fjalimin e tij Temellkovski.