(17.04.2015) Sonte në Qendrën për Inovacione të Telekomit solemnisht u shënua fillimi i Kampit të inovacioneve për ndryshimet klimatike, në të cilin gjatë fundjavës do të zhvillohen dhjetë idetë më të mira nga sfida klimatike “Qyteti yt – varet nga ti”.
Liderët e ideve të përzgjedhura do të punojnë së bashku me mentorët me qëllim që nga idetë të bëhen modele dhe prototipe. Kampi do të përfundojë të dielën me ndarjen e shpërblimeve për dy projekte, të cilat do të tregojnë potencial më të madh.
Përballja me ndryshimet klimatike në segmentet e ndryshme – monitorimi, vlerësimi i rrezikshmërisë, adaptimi dhe zbutja e pasojave kërkojnë mobilizim, bashkëpunim dhe koordinim në nivel lokal dhe nacional të të gjithave subjekteve relevante, duke përfshirë edhe individin si mikro-element të jetës shoqërore. Kjo është arsyeja për të cilën të gjithë ne jemi sot këtu – t’i dëgjojmë idetë e qytetarëve dhe propozimet e tyre inovative për përballje me ndryshimet klimatike. Nga riciklimi i ujit deri te këpucët dhe biçikletat që prodhojnë energji, diapazoni i gjerë i zgjidhjeve inovative do të na ndihmojë të gjithëve ti zvogëlojmë pasojat negative nga ndryshimet klimatike dhe më lehtë të adaptohemi. Besoj se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit inspirues dhe një epokë e re e shfrytëzimit të zgjidhjeve inovative për mjedis jetësor më të mirë – deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi në hapjen e Kampit.
Në ngjarjen solemne morën pjesë edhe Luiza Vinton përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Maqedoni, Xhihan Sulltanogllu, ndihmës-sekretare e përgjithshme e OKB-së dhe drejtore rajonale e UNDP-së, Mats Stefanson ambasadori i Suedisë, Xhejms Shtajn drejtor i USAID-it dhe Dimitar Trajanov dekan dhe lider i Qendrës për inovacione sociale.
Sfida u organizua nga UNDP-ja, Milieukontakt Maqedonia, Ambasada e Suedisë, USAID-i dhe Qendra për inovacione sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.