Me shënimin e Ditës së planetit Tokë inspirohet vetëdija për mjedisin jetësor dhe tërë njerëzimi bashkërisht bën thirrje për nevojën e mbrojtjes së planetit tonë.
Këtë vit shënohet 45-vjetori i organizimit të parë të Ditës së planetit Tokë, 22 prill 1970, i cili njëherësh paraqet edhe fillimin e lëvizjes ekologjike moderne dhe globale. Atë ditë, 20 milionë amerikanë kishin dalur nëpër rrugët e gjithë shtetit me kërkesë që të ndërpritet shkatërrimi i mjedisit jetësor. Ky takim do të rezultoj me formimin e Agjencisë së parë për mbrojtjen e mjedisit jetësor si dhe me miratimin e akteve për ajër të pastër, ujë të pastër dhe llojet e rrezikuara. Prej atëherë, Dita e planetit Tokë dhe lëvizja ekologjike globale me shpejtësi po rriten dhe po zgjerohen. Sot, mbi një miliard njerëz në 192 shtete marrin pjesë në aktivitetet, të cilat janë pjesë e ngjarjes globale kushtuar planetit Tokë.
Si edhe deri tani, edhe ky vit jubilar i shënimit të Ditës së planetit Tokë, sjell ndryshime të mëdha pozitive në lidhje më mbrojtjen e mjedisit jetësor. Në vitin 2015 theksi vihet në sfidat e veçanta ekologjike të së sotmes si dhe përpjekjet për integrimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm me kërkesat për mjedis jetësor më të pastër si e drejtë themelore e njeriut. Ky është viti kur njerëzimi po u shmanget lëndëve djegëse fosile, duke orientuar fuqinë e vet financiare drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë, të vetëdijshëm se bëhet fjalë për ardhmërinë e planetit tonë dhe për mbijetesën e gjithë botës së gjallë në Tokë.
Andaj, në Ditën e planetit Tokë, i bëjmë thirrje publikut të marrë një qëndrim më aktiv në lidhje me mbrojtjen e mjedisit jetësor në të cilin jetojmë, me çka, të bashkuar, botës do t’vëmë në pah një vizion të ri se si duket përparimi. Radha jonë është të udhëheqim!