(30.03.2015) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi, e nënshkruan marrëveshjen për ko-finacimin e projektit “Ndërtimi i sistemit për furnizimin me ujë në f. Pallçishtë të Poshtëm në komunën e Bogovinës”.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 6.687.889.00 denarë prej të cilave Ministria do të ko-financojë 49% të vlerës, ndërsa pjesën tjetër do ta sigurojë komuna e Bogovinës.
Me realizimin e këtij projekti të rëndësishëm banorëve të këtij vendbanimi do t’ju sigurohet ujë cilësorë për pije, ndërsa me këtë edhe mjedis jetësor i shëndoshë.