(20.03.2015) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, realizoi një takim pune me ambasadorin e Sllovenisë në R. e Maqedonisë, E.T. Branko Rakovec.
Në këtë takim, ministri Izairi e përshëndeti bashkëpunimin e deritanishëm bilateral mjaft të suksesshëm në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, duke shprehur besimin se thellimi i të njëjtës do të hapë mundësi të reja për shkëmbimin e përvojave dhe projekteve nga kjo sferë midis këtyre dy shteteve.