Mbahet takimi i parë i Grupit punues sektorial për mjedisin jetësor dhe aksionet klimatike

6(12.03.2015) Sot në Shkup u mbajt takimi i parë i Grupit punues sektorial për mjedisin jetësor dhe aksionet klimatike, ku u diskutua për zhvillimin më të ri në politikën e planifikimit në sektorin e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, si dhe për aktivitete tjera që i implementon Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor. Qëllimi kryesor është të identifikohen prioritetet dhe njëkohësisht edhe të rritet ndikimi dhe efikasiteti i ndihmës donatore e siguruar për këtë sektor.

Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Nurhan Izairi, në fjalimin e tij hyrës e përshëndeti reagimin pozitiv lidhur me iniciativën e Ministrisë dhe theksoi:

– Me ndihmën e Bashkimit Evropian e përgatitëm propozim Strategjinë për mjedisin jetësor dhe aksionet klimatike 2014-2020, të cilën do të keni mundësi që ta ndiqni gjatë takimit. E përgatitëm pastaj, Programin operativ sektorial të mjedisit jetësor dhe aksionet klimatike 2014-2020 që i përcakton prioritetet në sektorin dhe i identifikon aktivitetet që do të mbështeten me alokimet e IPA 2 të harmonizuar nga Komisioni Europian në nëntor të 2014-ës.

Si një ndër sferat më të rëndësishme me nevoja më të mëdha nga investimet, është identifikuar sfera e menaxhimit të ujërave. Në plan është përgatitja e Studimit kombëtar të ujërave me Plane specifike për zbatimin e Direktivës për trajtim të ujërave të zeza urbane dhe Direktivës së ujit për konsumin e ujit nga njeriu. Në këtë mënyrë do të kemi mundësi që t’i përcaktojmë saktësisht investimet e nevojshme.

Në sferën e menaxhimit me mbeturinat, është planifikuar revizioni i Strategjisë kombëtare dhe plani për menaxhimin e mbeturinave dhe zhvillimin e Planeve specifike për zbatimin e direktivës së deponive së bashku me Programin për reduktimin e mbeturinave.

Për përcaktimin më të mirë të gjendjes faktike dhe përgatitjes përkatëse për procesin e aderimit drejtë BE-së, përmes projektit të mbështetur nga Ambasada e Britanisë në Shkup “Menaxhimi me procesin e aderimit në sektorin e mjedisit Jetësor”, përgatitëm një analizë të mangësive dhe i identifikuam nevojat e ndihmës teknike.

Rezultatet janë përmbledhur në dokumentin e quajtur “Analiza e nevojave për ndihmë për aderim drejt BE-së”. Ky identifikim nënkupton përcaktimin e aksioneve me të cilat do t’i mbyllim mangësitë edhe atë përmes programit IPA por edhe përcaktimin e aksioneve për të cilat është e nevojshme ndihma nga donatorë të tjerë.

Dëshiroj të përmendi edhe dy iniciativat e tjera për strukturimin e aktiviteteve përgatitore për negociimin me BE-në në kapitullin 27, e kjo është përgatitja e një Udhërrëfyesi për vendosjen e një qasjeje gjithëpërfshirëse sektoriale dhe zhvillimin e një udhërrëfyesi për negocim me BE-në .

Takimi u organizua me mbështetje të Ambasadës britanike gjatë zbatimit të projektit “Menaxhim për qasje në Sektorin e mjedisit jetësor “.