Të dhënat e projektit të financuar nga BE përmes IPA 2014-2020 | ||
1 | Titulli i projektit | “Forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve për implementimin efektiv të acquis-it në fushën e ndotjes industriale” |
Qëllimi kryesor i projektit | Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të mbrohet shëndeti i njerëzve dhe mjedisi jetësorpërmeszvogëlimit të emetimevetë dëmshme industriale në të gjitha mediumet emjedisit jetësor (ujë, ajër dhe tokë).Qëllimi specifik është forcimi plotësues i kapaciteteve administrative kombëtare dhe lokale në fushën e ndotjes industriale përmes përmirësimit të lejeve të integruara ekologjike, të cilat duhet të përmbajnë kushte të vendosura në përputhje me parimet dhe dispozitat e Direktivës për Emetime Industriale (IED) dhe konkluzionet e Teknikave më të Mira të Disponueshme. (BAT). | |
Komponentat /rezultatet e projektit | Projekti është i strukturuar në tre komponentë. Rezultatet që duhen arritur janë:
Komponenti 1 – Kuadri i harmonizuar ligjor Rezultati i detyrueshëm 1.1: Vlerësimi i dallimeve në shkallën e përputhshmërisë së legjislacionit ekzistues primar dhe sekondar, me pikat adekuate të dakorduara dhe të implementuara për aksion” Rezultati i detyrueshëm 1.2: Projektligj i ndryshuar për Kontrollin e Emetimeve Industriale, draft-aktet e reja nënligjore dhe ndryshimet në aktet nënligjore ekzistuese, të përgatitura në përputhje me vlerësimin e dallimeve, (në qoftë sekonsiderohet se është e nevojshme). Komponenti 2 – Procedurë e përmirësuar për VNMЈ-së për aktivitetet e IED Rezultati i detyrueshëm 2.1: Është përmirësuar procesi i vlerësimit të ndikimit në kuadër të procedurës për VNMЈ-së për sektorët që i prëkasin IED; Rezultati i detyrueshëm 2.2: Forcimi i kapaciteteve administrative për procedurën e VNM-së për sektorët e përfshirë në IED. Komponenti 3 – Proces i përmirësuar i procesit të dhënies së lejeve përPIKN. Rezultati i detyrueshëm 3.1: Proces i përmirësuar i dhënies së lejeve dhe përcaktimeve të EKL në lejet e integruara ekologjike. Rezultati i detyrueshëm 3.2: Kapacitete të forcuara të lëshuesve të lejeve edhe në nivel qendror edhe në nivel lokal. Rezultati i detyrueshëm 3.3: Vetëdije e rritur e palëve të interesuara relevante, përfshirë edhe operatorët industrialë, organizatat joqeveritare dhe qytetarët, në lidhje me ndotjen industriale. |
|
Data e fillimit | 01.03.2023 | |
Data e përfundimit | 31.10.2024 | |
Lloji i proejktit | Kontratë për twining grant | |
Buxheti i projektit | EUR 1.000.000 | |
Emri i përdoruesit | Qendra për të Drejtën Ekonomike Ndërkombëtare dhe Evropiane (QDЕNE) – Republika e Greqisë | |
Pranuesi final i aksionit | Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Republika e Maqedonisë së Veriut | |
Departamenti përgjegjës për zbatim në MMJPH si pranues final | Departamenti për Ndotje Industriale dhe Menaxhimin e Rrezikut dhe PIKN – Departamenti për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes | |
Grupet e synuara/ palët e involvuara (përveç MMJPH siç janë Komuna dhe NPK-të, etj.) | Ministria e Financave, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, industritë, konsulentët, organizatat joqeveritare, Oda Industriale, Oda Ekonomike, Oda e Konsulentëve Teknikë, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), të gjithë personat dhe institucionet e përfshira në proceset e dhënies së lejeve për PIKN /IED. | |
Linqet që lidhen me projektin (ueb-faqet) | Faqja në Facebook : https://www.facebook.com/profile.php?id=100090529689729 |
Të dhëna për projektin e financuar nga BE-ja në kuadër të IPA 2014-2020 | ||
1 | Emri i projektit | Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES |
Qëllimet kryesore të projektit | Forcimi dhe përmirësimi i kapaciteteve administrative për harmonizimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së për ruajtjen e natyrës | |
Rezultatet/aktivitetet e projektit | Komponenti I:
-Vlerësimi dhe përgatitja e draft formularit standard i të dhënave për zonat e mundshme të NATURA 2000 në të gjithë vendin (Zonat e Mbrojtura Speciale (SPA) dhe Zonat me Rëndësi Komunitare (pSCI)) dhe -Programi i rritjes së kapaciteteve për zbatimin e rrjetit NATURA 2000. Komponenti II: -Përgatitja e legjislacionit parësor të harmonizuar me Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 338/97 prej 9.12.1996 për mbrojtjen e llojeve të faunës dhe florës së egër duke rregulluar tregtinë me to dhe -Programi për ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e rregullores CITES. |
|
Data e fillimit | 01.06.2022 | |
Data e përfundimit | 01.12.2024 | |
Lloji i projektit | Kontrata e shërbimit | |
Vlera e projektit | 2.214.100.00 € | |
Emri i kontraktorit | NIRAS IC Sp.z.o.o. në konsorcium me The Polish Society for protection of Birds (Ogolnopolskie Towarzystwo Ochrony Ptakow); EFTAS Fernerkundung Technologietransfer GmbH; FARMAHEM Dooel Skopje; Macedonian Ecological Society (MES) dheStichting BirdLife Europe | |
Përdoruesi i projektit | Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor | |
Sektori përgjegjës për zbatimin në kuadër të MMJPH-së si përdorues përfundimtar | Sektori i Natyrës | |
Përdoruesi përfundimtar (përveç MMJPH, siç janë komunat dhe NPK-të)
|
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave;
Ministria e Brendshme; Ministria e Financave – Drejtoria doganore; Subjektet për menaxhimin e zonave të mbrojtura; NP Pyjet Kombëtare; NP Kullotat e Maqedonisë; Inspektorati Shtetëror i Mjedisit; Muzeu i Shkencave Natyrore dhe Fakultetet (Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Matematikës – Instituti i Biologjisë, Fakulteti i Pylltarisë, Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit, Fakulteti i Turizmit dhe Hotelierisë, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare dhe Instituti Hidrobiologjik) |
|
Lidhje të lidhura me projektin (faqet e internetit) | / |
Të dhëna për një projekt të financuar nga BE në kuadër të IPA 2014-2020 | |
Emri i projektit | Përgatitja e një strategjie afatgjatë dhe ligjit të veprimit të klimës
Ndihma e Evropës/139221/IH/SER/MK |
Caqet kryesore të projektit |
|
Rezultatet/aktivitetet e Projektit
|
Rezultatet e projektit:
• Analizë e realizuar që përfshin raporte analitike dhe teknike për çështje specifike strategjike dhe juridike që do të shërbejnë si të dhëna themelore dhe kontribut në strategji dhe ligj. Raportet duhet të jenë koncize, të synuara për politikë-bërësit dhe të përqendrohen në sigurimin e informacionit për strategjinë dhe ligjin. • Përgatitja e një raporti që do të vlerësonte aftësinë, kërkesat administrative dhe financiare për zbatimin e strategjisë dhe ligjit, si dhe kompetencat ligjore të organeve qeveritare dhe ekzekutive, duke përmbyllur strategjinë dhe ligjin. • Përgatitja e një raporti mbi udhëzimet e transpozimit dhe zbatimit të legjislacionit të BE për klimën, me rekomandime mbi kornizën ligjore që do të përcaktohet me ligjin e veprimit të klimës. • Raport i përgatitur në të gjithë vendin mbi ndjeshmërinë e ndryshimit të klimës, bazuar në studime të disponueshme, duke identifikuar objektivat e përshtatjes së përparimit / rezistencës ndaj klimës, duke përfshirë kornizën e hulumtimit dhe vendimmarrjes, me përfundime që lidhen me politikat që duhen adresuar. angazhohen në strategji dhe ligj. • Hartimi i një strategjie afatgjate të veprimit të klimës. • Draft teksti i ligjit për veprimin e klimës me akte nënligjore • Aktet nënligjore për transpozimin e Rregullores së Mekanizmit të Monitorimit të Gazit të Serrës së BE-së Rregullorja Nr. 525/2013 (MMR) dhe ndryshimet dhe plotësimet e njëpasnjëshme, si dhe një Plan të përgatitur Implementimi. • Draft planin e veprimit për zbatimin e fazës fillestare të strategjisë dhe ligjit të përgatitur. • Plani i përgatitur për Zbatimin dhe Kuadrin Ligjor për Mekanizmin e Monitorimit të Gazrave serrë, në përputhje me Rregulloren e BE-së për monitorimin e gazrave serë Nr.525 / 2013 • Raport i përgatitur për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Strategjisë Afatgjatë të Veprimit ndaj Klimës. • Janë ofruar trajnime për të mbështetur kornizën strategjike dhe ligjore për veprimin e klimës. • Aktivitete të ndërgjegjësimit publik, ngjarje promovimi dhe aktivitete këshillimi të palëve të interesuara. aktivitetet: • Aktiviteti 1: Faza Fillestare • Aktiviteti 2: Analizë / vlerësime përgatitore të strategjisë afatgjatë dhe ligjit të veprimit të klimës • Aktiviteti 3: Përgatitja e një strategjie afatgjatë të ndryshimit të klimës • Aktiviteti 4: Harmonizimi i legjislacionit kombëtar me Rregulloren e Mekanizmit të Monitorimit të Gazit serë të BE-së Nr.525 / 2013 (MMR) dhe ndryshimet e njëpasnjëshme • Aktiviteti 5: Hartimi dhe përgatitja e draftit të ligjit të veprimit të klimës • Aktiviteti 6: Hartimi i një Plan të Veprimit për Ndryshimin e Klimës • Aktiviteti 7: Programi i Trajnimit për Zbatimin e Kornizës Strategjike dhe Ligjore për Veprim mbi Klimën • Aktiviteti 8: Ndërgjegjësimi i publikut, promovimi dhe konsultimi i palëve të interesuara. |
Data e fillimit | 15.02.2019 |
Data e përfundimit | 15.08.2020 |
Lloji i projektit | Marrëveshja e Shërbimit |
Vlera e projektit | 1.149.804,00 Еuro |
Emri i realizuesit | GFA Consulting Group GmbH |
Shfrytëzuesi i projektit | Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor |
Sektori përgjegjës për zbatim në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si përfitues i përfundimtar | Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor |
Përfituesi Përfundimtar (përveç Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Fizik, siç janë komunat dhe NPK) | Më shumë grupe të synuara |
Linke të lidhura me projektin (uebfaqet) | https://climateaction-ipaproject.mk/ |
Duke e njohur nevojën për përmirësimin e gjendjes me cilësinë e ajrit, Bashkimi Evropian, përmes Instrumentit për Ndihmë Para-qasëse (IPA), e financon Tvining projektin “Përforcimi i mëtejshëm i kapaciteteve për zbatimin efikas të legjislacionit në sferën e mjedisit jetësor ”. Kohëzgjatja e projektit është 21 muaj (Мај 2015 – Јаnar 2017) me një buxhet prej 1.1 milion euro. Për më tepër informata për projektin tonë , vizitoni ueb faqen tonë aqtwinning.moepp.gov.mk Republika e Maqedonisë e ratifikoi Konventën për Biodiversitet (KBD) në vitin 1997 ,e me këtë u obligua dhe u zotua që ti zbatojë detyrimet e Konventës. Neni 6 i Konventës i obligon të gjitha vendet që të hartojnë strategji kombëtare, ndërsa neni 26 që rregullisht të dërgojnë raporte kombëtare në të cilat do të përfshihen informatat për masat të cilat ndërmerren për zbatimin e KBD, dhe efektivitetin e tyre. Studimet për gjendjen e llojllojshmërisë biologjike në Republikën e Maqedonisë u hartua në vitin 2003, ndërsa Strategjia e Parë Kombëtare për Biodiversitet me Plan Aksionar (SPKBDPA) u soll në vitin 2004 . Deri më tani, Republika e Maqedonisë ka hartuar katër raporte kombëtare për KLLB, si dhe disa raporte tematike. Përmes projektit, gjithashtu u sigurua mbështetja për hartimin e raportit të pestë kombëtarë i Konventës për Llojllojshmërinë biologjike. Projektin për revizionin e Strategjisë Kombëtare për Biodiversitet me Plan Aksionar të Republikës së Maqedonisë dhe hartimin e raportit të pestë të Konventës së llojllojshmërisë Biologjike e zbaton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (МMJPH) në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të UNEP-it në Vienë, e me ndihmë financiare të Fondit Ekologjik Global(FEG). Projekti filloi me realizim në janar të vitit 2013 dhe pritet që të zbatohet deri në fund të vitit 2014. Projekti realizohet në pesë komponemte: Коmponenta 1 – Vlerësimi i gjendjes momentale me llojllojshmërinë biologjike në RM dhe shkalla e realizimit të SPKBDPA të parë, të miratuar në vitin 2004 Коmponenta 2 – Vendosja e objektivave dhe prioriteteve kombëtare në pajtim me objektivat e parashtruara globale, të miratuara në Mbledhjen e 10-të të Palëve të Konventës për Llojllojshmëri Biologjikenë vitin 2010, të njohura si Objektivat e Aiçit, me vlefshmëri deri në vitin 2020. Коmponenta 3 – Zhvillimi i Strategjisë Kombëtare dhe plani Aksionar i Biodiversitetit, me theks për integrimin e mbrojtjes së biodiversitetit në sektorë të ndryshëm relevant (bujqësi, pylltari, gjueti, transport, turizëm, energjetikë, planifikim hapësinor dhe urban, zhvillim rural e të tjera), zbutjen e varfërisë dhe integrimin në planet kombëtare në luftën kundër ndryshimet klimatike. Коmponenta 4 – Zhvillimi i planeve për zbatimin e strategjisë kombëtare. Коmponenta 5 – Vendosja e Korrnizës institucionale, përcjellja e gjendjes, hartimi i raportit të prestë kombëtarë i Konventës për Biodiversitet dhe vendosja e mekanizmave për shkëmbimin e informatave për biodiversitet. SPKBDPA është vegla e parë për implementimin e Konventës së Biodiversitetit. Në kuadër të Konventës, koncepti i SPKBDPA është definuar si instrument intergues, multisektorial, participues për planifikimin e mbrojtjes së biodiversitetit në nivel nacional. Udhëzimet për parimet kryesore të hartimit/revizionit të SPKBDPA janë dorëzuar në Vendimin nr. IX/8 të miratuar në Konferencën e 9-të të Palëve të konventës së Biodiversitetit, edhe atë: 1. SPKBDPA duhet ti përfshijë tre caqet e KBD: ruajtja e biodiversitetit, shfrytëzimi i qëndrueshëm i komponeteve të saja dhe distribuimi i barabartë i përfitimeve që dalin nga shfrytëzimi i resurseve gjenetike. Gjithashtu, SPKBDPA mund të kyç edhe objektiva të konventave të tjera nga sfera e mbrojtjes së biodiversitetit. 2. SPKBDPA duhet ti theksojë dhe të synojë që ti mbajë përfitimet e biodiversitetit dhe shërbimeve të ekosistemeve në mirëqenien e njerëzve. 3. SPKBDPA еështë instrument strategjik për arritzjen e rezultateve konkrete. Detyra e saj është që të identifikohen dhe të prioretizohen aksionet e nevojshme me qëllim të realizimit të caqeve të KBD në nivel kombëtarë, dhe që të bëhet plan për zbatimin e këtyre aksioneve. 4. Procesi i hartimit të SPKBDPA duhet të jetë i hapur, participues dhe transparent. Kyçja e të gjitha palëve të tanguara relevante qysh gjatë hartimit të Strategjisë është i domosdoshëm për hartimin e një dokumenti strategjik largpamës, si dhe për zbatimin efektiv të aktiviteteve të planifikuara për mbrojtjen e biodiversitetit në të ardhmen. 5. SPKBDPA duhet të përfshijë masat për integrimin e biodiversitetit në politikat dhe programet sektoriale, posaçërisht me qëllim të arritjes së cakut për shfrytëzimin e qëndrueshëm të biodiversitetit. 6. Planifikimi i mbrojtjes së biodiversitetit është afatgjatë, një proces ciklik adaptues. Ai kërkon një monitorim të vazhdueshëm, vlerësimin dhe rishikimin, në pajtim me progresin, kushtet dhe mësimet e nxjerrura. Në kuadër të projektit është paraparë kyçja e të gjitha palëve të interesuara në nivel qendror dhe lokal (institucionet dhe organizatat qeveritare , institucionet shkencore, organizatat joqeveritare, biznis sektori dhe bashkësitë lokale) që nga filimi i realizimit të projekteve . gjithashtu, do të sigurohet koordinim me projektet e tjera aktuale relevante. Përmes organizimit të katër punëtorive, disa mbledhjeve të ekspertëve dhe pjesëmarrjes në ngjarje të tjera do të mundësohet që të gjitha rezultatet e projekteve (studimet e sektorëve, raportet, planet) të jenë të ndara dhe të hapura për komente nga të gjitha palët e interesuara. Për më tepër informata kontaktoni: Robertina Brajanovska, konsulent kombëtar për koordinimin e projektit robertina.brajanoska@unvienna.org Daniela Rendevska, personi kombëtarë për kontakt për Konventën e Biodiversitetit Rreth projektit Programi i Binjakëzimit Binjakëzimi është një instrument i Bashkimit Evropian për bashkëpunim institucional mes Administratës Publike të Shteteve Anëtare të BE (ShA) dhe shteteve përfituese (ShP). Fillimisht u krijua në vitin 1998 për të ndihmuar shtetet që në atë kohë ishin shtete kandidate të përfitojnë aftësitë dhe përvojën e duhur për të adoptuar, implementuar dhe zbatuar legjislacionin e BE-së. Më saktë, në rajonin IPA, Binjakëzimi ka për qëllim të sigurojë mbështetje për transponim, zbatim dhe implementim të legjislacionit të BE-së (acquis-it të Bashkimit). Binjakëzimi ndërton kapacitetet e administratës publike të shteteve përfituese, duke rezultuar në zhvillime pozitive dhe progresive në tërë rajonin. Prapavija e Projektit: Instalimet me të mëdha industriale janë përgjegjëse për një pjesë të madhe të emetimeve të përgjithshme të ndotësve kyç atmosferik, dhe kanë ndikime të tjera, siç janë emetimet në ujë dhe tokë, gjenerimi i mbeturinave dhe përdorimi i energjisë. Direktiva për Emetime Industriale 2010/75/EU (IED) vendos principet kryesore për dhënien e lejeve dhe kontrollit të instalimeve duke u bazuar në qasje të integruar dhe tek teknikat më të mira në dispozicion (BAT). Direktiva zëvendëson shtatë Direktiva ekzistuese që kanë të bëjnë me instalime industriale dhe parasheh kërkesa të detyrueshme për punën e instalimeve industriale që janë më të rrepta nga kërkesat që vlenin më parë në legjislacionin e BE-së. Përmes këtij projekti të ri, Maqedonia dëshmon qartë gadishmërinë e saj për të implementuar legalisht standardet ekologjike evropiane për instalimet industriale. Qëllimi i projektit Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të rrisë efikasitetin e përgatitjes së shtetit për pranim në BE dhe të sigurojë efikasitetin e programeve të BE-së në shtet. Projekti ka për qëllim të forcojë kapacitetin administrativ në nivel nacional dhe lokal për transponim dhe zbatim të DEI në Maqedoni. Projekti parasheh përgatitjen e legjislacionit primar dhe sekundar në përputhje me DEI, vlerësimin e ndikimit ekonomik, ndërtimin e kapaciteteve në nivel qendror dhe lokal dhe vlerësimin e pajisjeve të nevojshme për zbatimin e DEI. Projekti do të implementohet gjatë viteve 2015 – 2016. Komponentët e Projektit Projekti ka katër komponentë: Komponenti 1: Vlerësim i ndikimit ekonomik që implementimi i Direktivës për Emetime Industriale 2010/75/EU ka ndaj sektorit industrial Komponenti 2: Krijimi i legjislacionit ekologjik primar dhe sekundar në përputhje me Direktivën e re për Emetime Industriale 2010/75/EU Komponenti 3: Përforcimi i kapacitetit administrativ qendror dhe lokal për implementimin e Direktivës së re për Emetime Industriale 2010/75/EU Komponenti 4: Përgatitja e listës preliminare të pajisjeve që janë të nevojshme për implementimin e Direktivës së re për Emetime Industriale 2010/75/EU Informata rreth projektit Titulli: “ Përforcimi i kapacitetit administrativ në nivel qendror dhe lokal për transponim dhe implementim të Direktivës së re për Emetime Industriale 2010/75/EU” Buxheti: 900.000 Euro Periudha e implementimit: 15 muaj Fillimi i implementmit: 1tetor 2015 Përfituesi kryesor: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mjedisit Jetësor Institucionet nga Shtetet Anëtare: Partneri Kryesor Austria: Agjencia e Mjedisit Jetësor Austri Partneri Dytësor Spanja: Ministria Rajonale e Galicias për Mjedis Jetësor, Planifikim Hapësinor dhe Infrastruktura dhe FIAPP