Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot është takuar me ambasadorin e Republikës Çeke SH.T. Jaroslav Ludva. Në takimin miqësor dhe të frytshëm u ndanë mendime për çështje me interes të përbashkët, si dhe për fusha dhe tema të reja që mund të forcojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy shteteve.
U diskutua gjithashtu edhe për mundësitë për të rritur shkëmbimin kulturor dhe ekonomik, duke përfshirë projekte konkrete që mund të sjellin përfitime për të dy vendet. Ambasadori Ludva e uroi ministrin Mexhiti për funksionin e ri, duke shprehur mbështetjen e plotë për nismat e përbashkëta. Të dyja palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të ardhmen.
U diskutua edhe për gjetjen e zgjidhjes për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, gjë e cila do t’i hapte rrugë fillimit eventual të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.