Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor informon publikun e interesuar se në bazë të Ligjit për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 53/2005, 81/2005, 24/2007, 159/2008, 83/2009, 48/ Nr. /22 dhe 171/22)investitori Kërçova Vind SHPK nga Shkupi, me seli në rr. “Stiv Naumov” nr. 3-3/88 Shkup ka dorëzuar Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedisin Jetësor për realizimin e projektit: “Parku me erë të Kërçovës (35 MW)” në komunën e Kërçovës dhe është në dispozicion për inspektim.
Projekti parasheh instalimin e 6 turbinave me erë secila me fuqi 5.8 MW, në lokacionin në perëndim të qytetit të Kërçovës në periferi të komunës së Kërçovës.
Studimi është i disponueshëm për inspektim në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor www.moepp.gov.mk dhe në Komunën Kërçovës.
Çdo person, organet e administratës shtetërore, kryetarët e komunave, qytetit të Shkupit dhe komunave në qytetin e Shkupit, mund t’ia paraqesin mendimin e tyre në formë të shkruar organit të administratës shtetërore përgjegjës për çështjet në zonës së mjedisit, brenda 30 ditëve nga dita e publikimit të Studimit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.
Personat e kontaktit:
Drejtoria e mjedisit jetësor
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
infoeko@moepp.gov.mk,
Në adresën: sheshi Presveta BogorodicaNr.3,
1000 Shkup.
Blerand Saraçi- përfaqësues nga investitori
Udhëheqës në Kërçova Vind SHPK Shkup
tel. +389 78 485 000
e-mial blerand_saraci@yahoo.com