Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot zhvilloi një takim pune me profesorin Trajçe Stafilov nga Instituti i Kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, me të cilin diskutuan për gjendjen e mjedisit jetësor në vendin tonë, me referencë të veçantë të ndotjes historike nga ish-gjigantët industrialë që i trashëguam si pika të nxehta dhe për pastrimin e të cilave nevojiten burime të mëdha financiare.
Në këtë ngjarje, Stafilov prezantoi Atlasin gjeokimin të tokave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ai sqaroi se Atlasi, i cili përmban karakteristikat bazë gjeokimike të tokave nga i gjithë territori i shtetit, do të ndihmojë të gjithë ata që kanë interes për përdorimin e qëndrueshëm të tokës, por edhe në luftën kundër ndotjes nga metalet e rënda në zona të caktuara të shtetit tonë.
Sipas zëvendësministres Oxhaklieska, hulumtimi shkencor është bazë për krijimin e politikave të qëndrueshme në procesin e ballafaqimit me ndotjen e mjedisit jetësor në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve.