Ministrja Shukova sot ka zhvilluar takim pune me kryetarët e komunave dhe drejtorët e ndërmarrjeve komunale të komunave Koçan, Vinicë, Çeshinovë – Obleshevë dhe Zrnovc. Në takim u diskutua për aktivitetet aktuale për pastrimin e deponive ilegale dhe progresin në vendosjen në funksion të sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave në rajonet Lindore dhe Verilindore.
U shkëmbyen informacione për sfidat me të cilat përballen autoritetet vendore dhe u diskutuan masat e propozuara për tejkalimin e tyre me qëllim vendosjen në funksion të plotë të sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave në këto rajone.
U diskutua edhe për mundësinë që komunat të aplikojnë në thirrjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për prokurimin e paisjeve të nevojshme për realizimin e këtyre aktiviteteve.