Përfaqësuesit e Unionit të Skautëve të Maqedonisë, sod i ndanë mirënjohje ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova për përkrahjen dhe bashkëpunimin në realizimin e aksionit vullnetar mjedisor për pyllëzimin e zonave të djegura “Borenka”, e cila prej disa vitesh po zbatohet në territorin e vendit tonë, në partneritet me NP Pyjet Kombëtare.
Ministrja Shukova falënderoi për mirënjohjen, duke theksuar se MMJPH do të vazhdojë të mbështesë aktivitetet që ndërgjegjësojnë qytetarët, veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë, për rëndësinë e pyjeve, mbrojtjen e mjedisit jetësor, ngrohjen globale dhe parandalimin e zjarreve.