Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, nënshkroi sot marrëveshjet me kryetarët e pesë komunave, Berovë, Vallandovë, Çuçer Sandevë, Prilep dhe Plasnicë, të cilat përmes ridestinimit të mjeteve financiare nga buxheti, janë ndarë mjete për realizimin e projekteve infrastrukturore që do të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Me ribalancimin e Buxheteve të 6 ministrive dhe një agjencia, gjegjësisht nga ministritë e Shëndetësisë, Arsimit dhe Shkencës, Punës dhe Politikës Sociale, Kulturës, Transportit dhe Lidhjeve, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencisë për Rini dhe Sport, Qeveria e RMV-së me mbështetjen e Kuvendit siguroi 2 miliardë denarë ose 32,5 milionë euro të dedikuara për gjithsej 66 projekte në 44 komuna.
Mjete në vlerë prej 183,8 milionë denarë do të investohen në mjedisin jetësor, përkatësisht në komunën e Prilepit, 90 milionë denarë për ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave, në komunën Çuçer Sandevë, 60 milionë denarë për ndërtimin e Stacionit të pastrimit Kuçeviçka Bara, në komunën e Plasnicës 8 milionë denarë për Stacionin e pastrimit për vendbanimet Preglovë dhe Lisiçani, në komunën e Berovës 4,654 milionë denarë për projektin bazë për ndërtimin e kanalit të hapur për ujërat e rrëmbyeshëm dhe në komunën e Valandovës 21.167 milionë denarë për projektin bazë për një pjesë të kolektorit për qytetin e Valandovës.