Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, mori pjesë në ngjarjen konsultative “Së bashku për përmirësimin e qeverisjes në fushën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike”, ku u diskutua për kushtet që kanë të bëjnë me qeverisjen e mire në zbatimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ndryshimet klimatike.
Gjatë fjalimit të saj, zëvendësministrja vuri në dukje se vendi ynë është i përkushtuar në zbatimin e politikave të mirëqeverisjes dhe se qeverisja e mire dhe vlerat e lidhura me të janë tashmë të integruara në masë të madhe në ligjet e përgjithshme që rregullojnë punën në sektorin public, si dhe në ligjet kyçe që lidhen me mbrojtjen e mjedisit jetësor.
– Sfidë mbetet nevoja për përmirësimin e vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive të punonjësve që punojnë në problemet e mbrojtjes së mjedisit jetësor në institucionin tonë por edhe në Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale, duke pasur parasysh çështjen komplekse ligjore në këtë fushë – theksoi Oxhaklieska, duke shtuar se në periudhën e ardhshme fokusi do të jetë në mundësitë për digjitalizim të plotë të proceseve të brendshme dhe shkëmbim më efikas të të dhënave dhe informacioneve me qytetarët.
Ngjarja organizohet nga Instituti për qeverisje të mire dhe politika për mjedis jetësor dhe ndryshime klimatike (IPECC), me seli në Shkup, në kuadër të projektit “Përmirësimi i qeverisjes së mirë në mjedis dhe ndryshimet klimatike”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nëpërmjet Mekanizmit të rezistencës civile.