NJOFTIM PËR DISPONUESHMËRINË E DRAFT TEKSTIT TË LIGJIT PËR PLANIFIKIM HAPËSINOR

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon publikun e interesuar se ka hartuar një version pune të Ligjit për Planifikim Hapësinor i cili është i disponueshëm në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Pas përfundimit të procesit të konsultimit, draft Ligji do të jetë i disponueshëm në Regjistrin e vetëm Kombëtar Elektronik të Rregulloreve në Republikën e Maqedonisë (ENER) për komente të mëtejshme. Informata për ditën dhe orën e mbajtjes së debatit publik për të interesuarit do të publikohet në mënyrë plotësuese në portalin dhe ueb faqen e Ministrisë.

Me miratimin e këtij ligji rregullohen kushtet dhe sistemi i planifikimit hapësinor, llojet e dokumentacionit të planifikimit hapësinor, procedura për hartimin dhe miratimin e së njëjtës, zbatimi dhe monitorimi i kushteve në hapësirë dhe puna e sistemit të informationit hapësinor si dhe çështjet e tjera nga fusha e planifikimit hapësinor. Ligji do të bazohet në parimin e kushtetutushmërisë, ligjshmërisë, transparencës dhe efikasitetit.