Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, sot ka zhvilluar takim me ambasadorin e Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd, shkelqësia e tij, Daniel Emery, me të cilin biseduan për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm mes dy vendeve në fushën e mjedisit jetësor.
Ministrja Shukova e njoftoi ambasadorin Emery për potencialet zhvillimore të industrisë minerare të Maqedonisë dhe diskutoi për politikën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me investimet e reja dhe teknikat dhe standardet më të mira në dispozicion në minierat vendore.
Në takim, ambasadori Emery ftoi ministren Shukova të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizojë delegacioni australian për Konferencën e ardhshme të 28-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike COP28, duke njoftuar se në vitin 2026 Australi do të jetë nikoqire e Konferencës.