Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me partnerin e saj shumëvjeçar UNDP, organizuan brifing për gazetarët ku së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrin e Shëndetësis Dr. Fatmir Mexhiti prezantuan pritshmëritë dhe qëndrimet e vendit për Konferencën e ardhshme të 28-të të Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimarike, e cila do të mbahet nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ajo që ka një rëndësi të veçantë për këtë Konferencë është përfundimi me sukses i rishikimit të parë global, i cili duhet të ofrojë udhëzime për ciklet vijuese të rishikimit të kontributeve kombëtare në Marrëveshjen e Parisit dhe financimin e aktiviteteve për arritjen e qëllimeve të reduktimit të emetimeve të gazrave serrë dhe përmirësimit të rezistencës.
Qëllimi i Emirateve të Bashkuara Arabe është të udhëheqë një proces në të cilin të gjitha palët bien dakord për një udhërrëfyes të qartë për të përshpejtuar progresin përmes një tranzicioni pragmatik global të energjisë dhe një qasjeje “të mos lërë askënd prapa” ndaj veprimit gjithëpërfshirës klimatik.
Katër shtyllat e Agjendës së Veprimit të Presidencës COP28 janë ndjekja e shpejtë e tranzicionit të energjisë, rregullimi i financimit të klimës, fokusimi tek njërëzit, jeta dhe mjetet e jetesës dhe mbështetja e gjithçkaje me gjithëpërfshirje të plotë.
Krahas negociatave formale, parashikohet pjesëmarrja e anëtarëve të delegacionit tonë në ditë tematike të nivelit të lartë, si dita e shëndetit, dita e energjisë etj.
“Ajo që bëjmë ne si shtet, tregojmë me shembullin tonë se të pasurit vizion dhe qëllime ambicioze afatgjata dhe afatmesme janë të nevojshme dhe realizimi i tyre është i arritshëm me veprim të përbashkët dhe partneritet”, informoi ministrja Shukova duke dhënë pasqyrë të pozicioneve dhe pritjeve kryesore të shtetit. Ajo theksoi se Konferenca e ardhshme pritet të vendosë një synim të qartë për përshtatje, sepse ndikimi i ndryshimeve klimatike mbi njerëzit dhe mjedisin jetësor është evident dhe i vërtetuar shkencëtarisht dhe në këtë drejtim pritet funksionalizimi i fondit për humbjet dhe dëmet për të cilat tashmë janë paralajmëruar lokacione konkrete nga BE-ja dhe vendet tjera të zhvilluara.
“Më lejoni të theksoj se përgatitjet, politikat dhe pritshmëritë tona nga konferenca e ardhshme janë të lidhura edhe me realizimin e angazhimeve rajonale nga Plani i Veprimit për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe legjislacionit të BE-së, si institucion përgjegjës për zbatimin e Klasterit 4 – Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme” – shtoi Shukova.
Sa i përket kuadrit të investimeve për tranzicionin e drejtë energjetik që do të prezantohet në kuadër të COP28, më 3 dhjetor 2023, ministri i Ekonomisë Kreshnik informoi se “Po punohet për kirjimin e një Platforme Investimi për një tranzicion të drejtë energjetik, i cili është në përputhje me dokumentet strategjike kombëtare dhe synon të bashkojë partnerët tanë ndërkombëtarë për të mbështetur procesin e tranzicionit të energjisë dhe për të mobilizuar fonde. Ne besojmë se Platforma do të demonostrojë ambiciet dhe synimet tona të qarta për të dekarbonizuar ekonominë dhe për të tërhequr mbështetjen e nevojshme”. Bekteshi bëri të ditur se tashmë kemi filluar të marrim sinjale positive nga ai aktivitet dhe si shembull përmendi mbështetjen nga Fondi i Investimeve Klimatike.
“Në shkurt të këtij viti ne u përzgjodhëm si një nga gjashtë vendet dhe vendi i parë në Evropë për programin e tranzicionit të përshpejtuar të qymyrit. Që atëherë, ne kemi punuar ngushtë me BERZH-in, si partner kryesor, si dhe me Bankën Botërore dhe IFC, për të përgatitur Planin e Investimeve, i cili është baza për mobilizimin e fondeve të nevojshme për një tranzicion të përshpejtuar. Si rezultat i miratimit të ardhshëm të planit të investimeve nga Komiteti i Fondit të Mirëbesimit CIF, ne do të fitojmë qasje në 85 milionë dollarë grante dhe financime koncesionare për tranzicionin e energjisë, së bashku me rreth 0.5 miliardë dollarë financime nga bankat shumëpalëshe”, tha Bekteshi.
Sipas Bekteshit, realizimi i këtyre proceseve kërkon bashkëpunim dhe tashmë është evidente gatishmëria e partnerëve tanë për të mbështetur qëllimet e Platformës së Investime dhe për të ftuar të tjerët që të na bashkohen në proces.
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, theksoi rëndësinë thelbësore të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.
“Masat përshtatëse të zbatuara në sektorin e shëndetësisë përfshijnë zbatimin e efikasitetit të energjisë në objektet shëndetësore, në vitet e fundit janë rinovuar rreth 50 objekte shëndetësore”, duke shtuar se masat për zbutjen e ndryshimeve klimatike përfshijnë përdorimin e gazit natyror dhe përjashtimin e naftës për nevojat e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, Spitali “8 Shatori”, Klinikika Universitare “Shën Naumi i Ohrit”, I.P.SH Spitali i specializuar për Obsetrikë dhe Gjinekologji Çair në vitin 2020 dhe të gjitha spitalet kryesore në Shkup, si dhe vendosja e paneleve diellore në Spitalin Klinik në Shtip dhe në spitalin në Gostivar me mbështetjen e OBSH-së”, tha Mexhiti.
Ai shtoi se në vitin 2022 edhe Instituti i Shëndetit Publik të RMV-së filloi aktivitetet për të bërë ndërtesën efikase energjetike dhe prezantuan Autoklavën e re duke shtypur mbeturinat mjekësore në parimin e reduktimit të gjurmës së karbonit të institucioneve shëndetësore dhe për të qënë më ekologjik dhe për të punuar që të bëhemi një institucion i qëndrueshëm klimatik.
Gjatë brifingut foli edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Armen Grigoryan, i cili theksoi se “Ndryshimet klimatike nuk janë një sfidë me të cilën vendet mund të përballen në mënyrë të pavarur dhe jashtë kontekstit global. Ndryshimi i klimës nuk njeh kufij. Prandaj, është e nevojshme një qasje e integruar dhe e përbashkët e të gjitha palëve të interesuara. Siç ka ndodhur në 20 vitet e fundit, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm hapat e ndërmarrë nga qeveria dhe ministritë përkatëse për të adresuar këtë sfidë”.
UNDP ka qenë partner dy dekadash i shtetit në këtë procese, veçanërisht në përgatitjen e dokumenteve kombëtare që jan obligim sipas Konventës Kornizë për Ndryshimet Klimatike të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes së Parisit në fushën e ndryshimeve klimatike.