Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot në Berovë vizitoi shkollën e mesme komunale “Aco Ruskovski”, ku u shpallën projektet më të mira inovative hulumtuese të krijuara nga pjesëmarrësit e “Ekspozitës së 44-të Ndërkombëtare të Inovacioneve, shpikjeve, patentave, dizajnit, ideve, produkteve dhe teknologjive të reja, markat tregtare, projektet kërkimore dhe krijimtaria rinore – MAKINOVA 2023” dhe “Ekspozita Ndërkombëtare e 21-të për Inovacionet Mjedisore dhe Projektet Kërkimore, ECONOVA 2023”.
Në emër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, zëvendësministrja Oxhaklieska ndau këto çmime:
- Pllakë e artë për shkollat fillore
- Pllakë e artë për shkollat e mesme
- Pllakë e artë për të rritur
- Pllakë e artë për kompanite
– Duhet të krijojmë një mjedis ku fëmijët dhe të rinjtë mund të shpalosin krijimtarinë e tyre, të realizojnë vizionet e tyre, t’i bëjnë ata të besojnë në veten e tyre dhe t’i bindin ata se gjithçka është e mundur nëse e kuptojnë dhe e duan mjedisin. Ne jemi përgjegjësit që duhet t’i inkurajojmë dhe t’u japim hapësirë të rinjve të arrijnë atë që imagjinojnë, të inkurajojnë kreativitetin dhe inovacionin e tyre, sepse ata janë forca jonë, e ardhmja jonë dhe bartësit më të mëdhenj të ndryshimeve – theksoi me atë rast zëvendësministrja Oxhaklieska, duke shtuar se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka mbështetur dhe gjithmonë do të mbështesë aktivitete të tilla.
Ngjarja organizohet nga Unioni i shpikësve dhe autorëve të përparimeve teknike të Maqedonisë – SPATUM dhe është nën patronazhin e presidentit Stevo Pendarovski, dhe u mundëson novatorëve të rinj të shkëmbejnë përvoja dhe të prezantojnë shpikjet e tyre dhe kërkimin shkencor.