Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ka zhvilluar takim me drejtorin e ri të zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Fatih Turkmenoglu.
Në takim, ministrja i uroi mirëseardhje të ngrohtë Turkmenoglut në vendin tonë, si dhe shprehu kënaqësinë e saj për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm dhe për mbështetjen e shprehur që BERZH i jep Qeverisë së RMV-së, në drejtim të ndikimit pozitiv në ekonominë vendase dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Gjithashtu u diskutua për aktivitetet aktuale të Projektit Rajonal të Mbeturinave të Ngurta, i cili filloi të zbatohet këtë vit, dhe në kuadër të të cilit do të krijohen dhe zhvillohen sistemet rajonale të menaxhimit të mbeturinave të ngurta në pesë rajonet planore në vendin tonë.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e reja për shfrytëzimin e obligacioneve të qëndrueshme dhe të gjelbra, të cilat ofrojnë mundësi të mëtejshme për shfrytëzimin e burimeve financiare për promovimin e projekteve të qëndrueshme nga aspekti i mjedisit jetësor, energjisë dhe efikasitetit të energjisë.