Në prag të Konferencës së ardhshme të 28-të të palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për ndryshimet klimatike, që do të mbahet në Dubai në dhjetor 2023, sot u mbajt takim me koordinatoren e përhershme të OKB-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rossana Dudziak.
Në takim, ministrja Shukova informoi për aktivitetet dhe pritshmëritë nga Konferenca e ardhshme, duke falënderuar OKB-në për të gjitha aktivitetet mbështetëse në zbatimin e detyrimeve ndaj Konventës dhe aktivitetet e tjera më të gjera që kryhen në partneritet me OKB-në, dhe janë në drejtim të mbështetjes së synimeve të Konventës në fushën e menaxhimit të burimeve ujore, bujqësisë, biodiversitetit dhe reduktimit të shkretëtirëzimit.
Bashkëpunimi i mëparshëm u vlerësua si shumë i suksesshëm dhe u shpreh gatishmëria e të dyja palëve për vazhdimin dhe përmirësimin e tij në fushat me interes të përbashkët, siç është menaxhimi i qëndrueshëm i rajonit bregdetar të Ohrit.