Sekretari Shtetëror për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor, Nebi Rexhepi, mori pjesë në Konferencën Vjetore të Kombeve të Bashkuara për vitin 2023, të titulluar “Liria, barazia dhe drejtësia për të gjithë”.
24 tetori është Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara. Ky vit shënon 78 vjet pasi OKB-ja përmes Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Nivel Vendor (UNCT), punon për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve në vend përmes zbatimit të Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe për të mbështetur vendin në arritjen e qëllimeve të tij strategjike, duke përfshirë reformat që do të ndihmojnë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Konferenca mundëson një dialog për mënyra më të mira për t’u përballur me diskriminimin, dezinformimin, lajmet e rreme dhe gjuhën e urrejtjes ndërmjet përfaqësuesve të Parlamentit, Qeverisë, institucioneve të të drejtave të njeriut, komunitetit akademik, punonjësve të medias, shoqërisë civile, OKB-së dhe partnerëve që mbështesin vendin për progres të përshpejtuar, arritjen e Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.