Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, mori pjesë në ngjarjen e parë nga seria e ngjarjeve kulturore të organizuara në kuadër të iniciativës së nisur për rishpalljen e Grykës së Demir Kapisë për zonë të mbrojtur, e cila do të sigurojë mbrojtje aktive të një pjese të rrjedhës së poshtme të lumit Vardar dhe degëve të tij të pastra dhe të paprekura.
Procedura e rishpalljes është iniciuar nga Qendra për Hulumtime dhe Informim Mjedisor “Eko-Ndërgjegjësimi” në bashkëpunim me komunën e Demir Kapisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Ngjarja e sotme titullohet “Nga vizioni në realitet: Demir Kapija – zonë e mbrojtur”, dhe synon të përcjellë mesazhin për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe përfitimet që do të ketë ky rajon.
– Zonat e mbrojtura sot përballen me sfidën për të bërë shumë më tepër sesa thjesht ruajtjen e vlerave natyrore. Ata kanë për detyrë të përmirësojnë mirëqenien e njerëzve, të ofrojnë përfitime ekonomike në disa sektorë, por edhe të mundësojnë menaxhimin e duhur të biodiversitetit të pasur, siç është shembulli i Demir Kapisë – theksoi zëvendësministrja Oxhaklieska.