Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova ka zhvilluar sot një takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, shkelqësia e saj, Petra Drexler.
Ambasadorja Drexler theksoi se qeveria gjermane njeh rëndësinë e intensifikimit të mbështetjes financiare dhe teknike nga Gjermania për investimet në energjinë e rinovueshme të pastër dhe tranzicionin e energjisë në vendin tonë dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kjo do të kontribuojë në zvogëlimin e ndikimit të krizës energjetike në popullatën e cenueshme, stabilizimin e sektorit të energjisë dhe arritjen e tranzicionit në një sektor energjetik të modernizuar, të dekarbonizuar dhe rezistent.
Ministrja Shukova shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria gjermane i jep vendit tonë në procesin e integrimit evropian, duke shprehur kënaqësinë që bashkëpunimi afatgjatë mes dy vendeve tashmë tregon rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.