PROMOVIMI I ENCIKLIKËS SË DYTË TË PAPA FRANÇESKUT “LAVDI TY” NË GJUHËN MAQEDONASE

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, mori pjesë në prezantimin e librit “Lavdi ty” (Laudato Si).

“Lavdi ty” është enciklika e Papa Françeskut për kujdesin ndaj shtëpisë së përbashkët, e cila konsiderohet nga publiku botëror si një thirrje globale për veprim të përbashkët për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe flet për mënyrat e reja modern përmes të cilave njeriu vetëm, si dhe me të tjerët në bashkësinë shoqërore mund të ruajnë dhe mbrojnë përgjithmonë shtëpinë e tyre.

Botues i librit “Lavdi ty” në gjuhën maqedonase është Komisioni maqedonas për marrëdhënie me bashkësitë fetare pas miratimit të Dikasterit për komunikim të Vatikanit, në bashkëpunim me Dioqezën e Kishës Katolike të Shkupit.