Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, mori pjesë në manifestimin për promovimin e Forumit të grave lidere nga Evropa Juglindore për qeverisje të mirë dhe kundër korrupsionit, që u mbajt sot në Shkup. Titulli i punës i manifestimit është “Forcimi i grave dhe të rinjve në luftën kundër korrupsionit dhe në inkorporimin e të drejtave dhe vlerave themelore evropiane në rajon”, dhe gjatë kësaj u nënshkrua deklarata për themelimin e Forumit.
Qëllimi i Forumit është krijimi i një rrjeti rajonal të grave lidere, i cili përpiqet të forcojë lidershipin e grave në shoqëri përmes zhvillimit profesional dhe rrjetëzimit ndërkombëtar për shkëmbimin e praktikave më të mira, përvojave dhe mbështetjes reciproke për ndërtimin e shoqërive më të mira për të gjithë.
Ngjarja u iniciua nga zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska, dhe u mbështet nga UN WOMEN, RAI dhe UNODC.