Në kuadër të vizitës së Ministrit të Tregtisë së Jashtme, Atraksioneve dhe Diasporës Franceze, Oliver Becht, në vendin tonë, ai së bashku me ministren e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe kryetarin e Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov vizituan vendin e aeroportit të mallrave “Stipion”, ku do të ndërtohet termocentrali më i madh diellor në vend. “Кy është një nga projektet që i është aplikuar shtetit në përputhje me Ligjin për Investime Strategjike dhe Qeveria e ka njohus si projekt strategjik investues. Në kuadër të kërkesave të projektit, disa gjëra duhet të kryhen në mënyrë teknike, duhet të krijohen kushte, që të fillojë realizimi real i projektit. Kjo është diçka e re në vend sepse po flasim për agrovoltaikë. Kjo do të thotë se nën fotovoltaikët që do të instalohen dhe vendosen në një lartësi më të madhe, mund të rriten disa kultura bujqësore. Kjo është shumë mirë, sepse në atë rast ne nuk e përdorim tokën vetëm për ndërtim, por mund ta kultivojmë. Sigurisht jo me çdo kulturë, por ka kultura të caktuara që mund të mbillen. Kompania franceze që do të zbatojë projektin ka përvoja të tilla në disa vende të Evropës. Ne i kërkuam që kur të fillojë realizimi i projektit, atë përvojë të kultivimit të kulturave që mund të mbillen nën voltaikë dhe të japin me sukses rendiment, të na e përcjellin si përvojë”, thotë Shukova.
Duke qenë se po bëhen të gjitha përpjekjet për fillimin e projektit, sipas saj, është reale të pritet që pas disa muajsh të fillojë me realizimin e tij.
Ministri i Tregtisë së Jashtme, Atraksioneve dhe Diasporës Franceze, Oliver Becht, theksoi se është i lumtur që është në Shtip, vend ku së shpejti do të ndërtohet një projekt i madh në fushën e tranzicionit energjetik në Maqedoninë e Veriut, pra parku më i madh fotovoltaik në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të ndërtohet nga kompania franceze Akio.
Sipas tij, ky është një projekt i madh investimi që do të ndihmojë vendin që nga njëra anë të bëhet më pak i varur nga energjia, dhe nga ana tjetër të ketë tarifa preferenciale për energjinë elektrike dhe do të mundësojë një kontribut në procesin e braktisjes së lëndëve djegëse fosile dhe kthimit në burime të rinovueshme të energjisë.
“BE-ja dëshiron të ndihmojë Maqedoninë e Veriut dhe ta shohë atë në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Franca është e lumtur që mund të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në atë zonë”, tha Becht.
Sipas kryetarit të komunës së Shtipit, Jordanov, realizimi i termocentralit diellor “Stipion” është i rëndësishëm për Shtipin, si qendër administrative, ekonomike dhe tregtare dhe do të mundësojë primatin e Shtipit edhe si qendër energjetike.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e kompanisë dhe shpresoj se në një të ardhme të afërt do të përfundojë e gjithë puna e nevojshme në mënyrë që projekti i rëndësishëm për të gjithë rajonin të zbatohet dhe të bëhet realitet” thotë Jordanov.
Impianti diellor “Stipion” do të ketë një kapacitet prej 400 megavat energji elektrike në orë. Bëhet fjalë për një investim me vlerë disa qindra milionë euro.