Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nebi Rexhepi, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësues të Drejtorisë së Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe përfaqësues të Drejtorisë Shtetërore të Menaxhimit të Ujërave dhe Ambasadës së Republikës së Turqisë në vendin tonë. Në fokus të bisedës ishte menaxhimi i ujërave, gjegjësisht analiza e situatës së furnizimit me ujë në 20 vendbanime në vendin tonë.
Përfaqësuesit e MMJPH-së konfirmuan se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje shtesë dhe të prezantojnë masat e nevojshme për të siguruar një vizitë teknike të suksesshme.
Në takim, të dy vendet shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e deritanishëm në mbrojtjen e mjedisit jetësor, duke shprehur besimin se zgjerimi pritet të kontribuojë në përmirësimin e furnizimit me ujë në rajon dhe në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.