Është vënë në përdorim centrali i ri fotovoltaik TAB MAK

 Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot në Probishtip mori pjesë në ceremoninë e vënies në funksion të parkut të ri fotovoltaik “TAB MAK”.

1Në fjalimin e saj, Oxhaklieska theksoi rëndësinë e tranzicionit të sektorit energjetik drejt teknologjive me përqindje të ulët të karbonit dhe shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, si një nga elementet kyç në zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

2Në hapje morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Probishtipit, Dragan Anastatov dhe ambasadori i Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkelqësia e tij, Gregor Presker.

34