Ripërdorimi i mbeturinave: Nxënësit e shkollës së mesme teknike në Gostivar do të riparojnë pa pagesë sendet dhe paisjet e vjetra dhe të dëmtuara

 Në shkollën e mesme teknike komunale “Gostivar” sot zyrtarisht është hapur punëtoria multifunksionale “Progres”, ku do të riparohen sendet dhe paisjet e vjetra dhe të dëmtuara dhe do të bëhen gati për ripërdorim, duke reduktuar dhe ricikluar mbeturinat.

1

Ky është një shembull i mirë se si praktikat e mira evropiane shumëfishohen edhe në vendin tonë, dhe do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive praktike artizanale dhe socializimin e studentëve, rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe qëndrimin ndaj mbeturinave e cila është një nga temat më të zjarrta mjedisore në vend, njëkohësisht do të kontribuojnë edhe në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme sociale të qytetarëve sepse shërbimet do të jenë falas.

2Punëtoria multifunksionale është rezultat i projektit së Klubit Lokal të RSDM-së Gostivar, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert dhe komunës së Gostivarit.

34

5