Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ka takuar sot ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në vend, Martin Pamer.
Ministrja Shukova i uroi mirëseardhje dhe suksese Pamerit në kryerjen e detyrës dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që vendi ynë merr nga Austria në proceset reformuese që lidhen me integrimin evropian, veçanërisht duke iu referuar procesit të negociatave për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe ndryshimet klimatike
dhe për projektet aktuale ku Agjencia Austriake e Mjedisit shfaqet si agjenci zbatuese, dhe një theks i veçantë iu kushtua programeve të menaxhimit të mbetjeve, dhe mundësive për pjesëmarrjen e kompanive austriake në zbatimin e tyre, duke qenë se sektori privat mund të jetë partner i rëndësishëm në ndryshimet për qëndrueshmërinë e politikave dhe standardeve të mbrojtjes së mjedisit.
Ministrja Shukova prezantoi planet e Qeverisë së RMV-së për arritjen e caqeve të përcaktuara nga Agjenda e Gjelbër Evropiane, duke theksuar se është e nevojshme bashkimi i të gjithë sektorëve relevant në arritjen e një të ardhmeje më të gjelbër.
Ambasadori Pamer shprehu gatishmërinë për të avancuar bashkëpunimin me MMJPH dhe vullnetin për të realizuar projekte të përbashkëta që do të arrijnë standardet evropiane për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.