Duke marrë parasysh temperaturat jashtëzakonisht të larta dhe lagështinë e ulët të ajrit që krijojnë parakushte ideale për zjarre, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u dërgon APEL qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të sillen me përgjegjësi në ajër të hapur, me qëllim të zvogëlimittë kërcënimeve nga zjarret që tashmë janë ndezur në disa rajone të vendit.
Në mënyrë të veçantë apelojmë fermerët që të mos djegin kashtë dhe mbetje të thata në oborret e tyre dhe nëse qëndrojnë për një kohë të gjatë në natyrë, qytetarët të përmbahen nga ndezja e çfarëdo lloji zjarri në ajër të hapur dhe të raportojnë çdo vështrim të zjarrit në natyrë.
Zjarret në pyje ndodhin kur mbizotërojnë kushte të caktuara të motit, ku kryesoret janë periudhat e gjata të thatësirës dhe valëve të të nxehtit. Ndërsa këto kushte atmosferike bëhen më ekstreme ose më të gjata, rreziku i zjarrit rritet, gjegjësisht ndryshimet klimatike rritin mundësinë e krijimit të kushteve që kontribuojnë në shpërthimin dhe përhapjen e pakontrolluar të zjarreve.
Duke qenë se zjarret kanë pasoja të rënda negative jo vetëm për fondin pyjor, por gjithashtu ndikojnë në cilësinë e ajrit, jetën dhe shëndetin e njerëzve, biodiversitetin dhe ndryshimet e përgjithshme klimatike, theksojmë se të gjithë autorët do të ndëshkohen në përputhje me dispozitat e përcaktuara ligjore që parashikojnë dënimet për personat fizikë dhe juridikë.