Njoftim për debate publike mbi Draft-Planin për Menaxhimin e Zonës së Mbrojtur (ZM) “Maleshevë” për periudhën 2023-2032 dhe Draft-Raportin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Draft-Planin për Menaxhimin e Zonës së Mbrojtur “Maleshevë” për periudhën 2023-2032

Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ligjin për Mjedisin Jetësor, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare”, më 22 qershor 2023, do të organizojnë Debate publike për publikun e interesuar për të dy dokumentet. Debatet publike do të mbahen në dy qytete nga rajoni lindor, përkatësisht:

  • në Berovë, në ambientet e qendrës shumëfunksionale, i ashtuquajturi Inkubatori i Biznesit”, me fillim nga ora 11:00, dhe
  • në Pehçevë, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës Jane Sandanski” duke filluar nga ora 16:00.

Draft-Plani për Menaxhimin e Zonës së Mbrojtur “Maleshevë” për periudhën 2023-2032 është i disponueshëm në ueb faqen e Ministrisë në linkun:

https://shorturl.at/ITZ14

Draft-Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Planin e Menaxhimit të Zonës së Mbrojtur të Maleshevës për periudhën 2023-2032 është publikuar në linkun:

https://shorturl.at/tAR36

Vërejtjet ose sugjerimet tuaja mund t’i paraqisni në debatet publike ose brenda 10 ditëve nga mbajtja e tyre, jo më vonë se 3 korrik 2023, në adresat vijuese:

NP “Pyjet Kombëtare”, Bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit”nr. 68 (Universiteti Evropian) Shkup, posta elektronike komunikacii@mkdsumi.com.mk, dhe kopje në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sheshi Presveta Bogorodica nr.3 Shkup, posta elektronike infoeko@moepp.gov.mk.